-
Në një dekadë 2.5 mld € deficit, skema e pensioneve ‘ha’ buxhetin! Shkaqet puna në të zezë, nëndeklarimi i pagave dhe emigrimi
Brenda një dekade nga buxheti i shtetit kanë dalë rreth 2.5 miliardë euro për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Për shkak se vlera e kontributeve të paguara nuk mjaftojnë për pagesën e të gjithë pensionistëve, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Pensionet janë një nga pikat më të forta në programet e partive politike.
9 Prill 2025, 16:11 -
Mallakastër/ Fshati Belishovë i pasur në naftë, i varfër në infrastrukturë, 40 vite pa investime në rrugë
Segmenti prej gati 2 kilometrash që lidh disa fshatra , është i amortizuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij duke u kthyer në makthin më të madh të përditshmërisë së banorëve. Jemi si mos më keq thonë ata të indinjuar nga neglizhenca dhe premtimet boshe shumëvjecare teksa theksojnë se automjetet u kanë dalë jashtë përdorimit nga gropat e njëpasnjëshme.
9 Prill 2025, 15:37 -
Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, SPAK çon për gjykim ish-kryeplakun e Saukut dhe 3 të tjerë
Mbyllen hetimet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 2019. SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarë e sekserin që premtonin legalizime e vende pune në këmbim të votave.
9 Prill 2025, 15:26 -
Roli i bandave në Ekuador/ Dëshmitë e forta në artikullin investigues: Mafia shqiptare dërgonte 500 kg drogë, nëse nuk pranoje, të vrisnin
Trafiku i drogës ka shkaktuar pasoja të rënda. Vetëm në janar 2025 u regjistruan 781 vrasje, duke e bërë muajin më të përgjakshëm në vitet e fundit. Shumica e këtyre vrasjeve lidhen drejtpërdrejt me tregtinë ilegale të drogës.
9 Prill 2025, 15:17 -
Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit
Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Njëri prej efektivëve në kërkim. U kapën përgjimet në platformën e koduar SKY ECC
9 Prill 2025, 15:07 -
-
VKM/ Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete të Azisë deri më 31 dhjetor, shkak sezoni turistik! (LISTA)
Në mbledhjen e Qeverisë së ditës së sotme u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë. Zbatimi nis nga 15 prilli dhe mbaron më 31 dhjetor, motiv është sezoni turistik. Nevojitet vetëm pasaporta, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme merret me zbatimin
9 Prill 2025, 13:31 -
Tiranë/ Vrau Amarildo Hoxhallarin se i ngacmoi të fejuarën, Prokuroria çon për gjykim Darment Kelin
Keli deklaroi se pa nga ballkoni Amarildo Hoxhallarin që i ngacmoi të fejuarën dhe pas debatit, konflikti degjeneroi në përdorimin e armës së ftohtë me pasoja fatale. Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se personat në fjalë e ngacmuan teksa ajo ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë
9 Prill 2025, 11:46 -
-
-
Shembet çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, 98 të vdekur, 160 të plagosur! Mes viktimave kampioni i bejsbollit dhe një këngëtar (VIDEO)
Të paktën 98 persona kanë vdekur dhe më shumë se 160 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo
9 Prill 2025, 08:12 -
Hyjnë në fuqi tarifat e tjera doganore të Trump, përfshirë 104% për Kinën! Pekini 'premton' luftë, masa të tjera në horizont
Tarifat doganore ndëshkuese të Trump kanë tronditur rendin tregtar global që ka ekzistuar për dekada, kanë rritur frikën e recesionit dhe kanë bërë që aksionet në mbarë botën të bien. Kina ka premtuar 'luftë' me SHBA. Uashingtoni ka paralajmëruar për masa të tjera në horizont.
9 Prill 2025, 07:24 -
Belgjika ndjek shembullin e Holandës/ Nis shërbimin vullnetar ushtarak, rritje e numrit të rezervistëve
Ky plan përfshin krijimin e mundësisë për rekrutimin e të rinjve për shërbimin vullnetar ushtarak, një nismë që është mbështetur nga një kërkesë e madhe për rekrutime, e cila ka tejkaluar kapacitetet aktuale të trajnimit.
8 Prill 2025, 22:43 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE
Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ai u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE.
8 Prill 2025, 20:13 -
Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare: ‘Sofistikohet’ pastrimi i parave, zbulohen 13 skema vitin që lamë pas! 3 të huaj ‘skemë piramidale’, mashtrimi 40 mln €
Agjencia e Inteligjencës Financiare thotë se ka identifikuar 13 skema të pastrimit të parave të përdorura vitin e kaluar. Para kryesisht sipas raportit pastrohen kryesisht në sektorin e ndërtimit. Shkrimi iu njeh me 2 prej skemave të përdorura, që kanë arritur të pastrojnë miliona euro.
8 Prill 2025, 18:04 -
Evazioni ‘godet’ xhepat, 80% e pensioneve të reja të pjesshme, nuk arrijnë as 20% të pagës mesatare! Shkak puna në "të zezë" dhe pagat e nëndeklaruara
Informaliteti po godet xhepin e moshës së tretë. Shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV tregojnë se nga 40 mijë pensione që u lidhën gjatë 2024-ës, rreth 80% ishin të pjesshme pasi nuk ishin plotësuar vitet e punës. Ndërkohë nëndeklarimi i pagave po bën që pensionet të dalin gjithnjë e më të ulta.
8 Prill 2025, 15:41 -
Rama njofton hapjen e fushatës më 12 Prill: Mblidhemi nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës! PD e çel më datë 11
Partia Socialiste do ta çelë fushatën më 12 prill, dhe arsyen kryeministri Edi Rama zgjodhi ta zbulojë vetë duke sqaruar se lidhet me simbolikën e 12 yjeve të flamurit të BE-së. Partia Demokratike do ta çelë fushatën zgjedhore më 11 prill në orën 19:00.
8 Prill 2025, 14:58 -
Napoli 'hedh në erë' 2 pikë titulli, Bologna s'lëshon terren në luftën për Championsin (VIDEO)
Napoli ka bërë një tjetër gafë për titullin kampion në Seria A. Skuadra e Kontes nuk përfitoi nga ndalesa e Interit pasi barazoi 1-1 kundër Bolonjas, duke e lënë diferencën me zikaltërit kryesues në 3 pikë.
8 Prill 2025, 12:45 -
VIDEO/ Brenda anijes më të bukur në botë, 'Amerigo Vespucci' vjen në Durrës! Alberti: 'Ambasadë' e kulturës italiane! Ushtria do marrë dhuratë ‘Librën’
Italia i dhuron vendit tonë anijen ushtarake “Libra” e cila do të shërbejë për misione në Mesdhe. Bashkë me Libra-n ka mbërritur në portin e Durrësit dhe anija e famshme “Amerigo Vespucci” e cila do të qendrojë tre ditë e hapur për të gjithë të interesuarit rreth historinë detare italiane. Gjithashtu është ankoruar dhe “Lo Spirito di Stella”, një anije e vogël e përshtatur për personat me aftësi ndryshe.
8 Prill 2025, 09:33 -
Gjermania paralajmëron SHBA-të për tarifat doganore: Nuk do rezistoni gjatë
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, deklaroi sot nga Brukseli, në përfundim të Këshillit të Tregtisë së BE-së, se presioni më i madh në krizën aktuale është mbi SHBA-të, duke parashikuar se vendi nuk do të mund të rezistojë gjatë përballë një kombinimi tejet të rrezikshëm të faktorëve ekonomikë.
7 Prill 2025, 20:33 -
