Teksa na ndajnë edhe gati një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE.

“Me mua dhe Partinë Socialiste, të bashkuar me kurajo drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 06:52

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?