-
DOKUMENTET/ Hetoi Veliajn, Prokurori Ols Dado mori leje për pallat, s'e deklaroi në ILDKPKI! Kryebashkiaku në seancë: Më kërcënove se s'more lejen e dytë
Prokurori Ols Dado që ka hetuar kryebashkiakun Erion Veliaj ka marrë leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Shqiptarja.com siguron lejen e ndërtimit në Tiranë që bashkia ka firmosur për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, m’u në zemër të kryeqytetit.
12 Shkurt 2025, 16:42 -
'Rama fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Veliajn', Bardhi: Po shqetësohet se ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e tij
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimet e kryeministrit Rama, për arrestimin dhe hetimet e zhvilluara për kryebashkiakun Erion Veliaj.
12 Shkurt 2025, 16:29 -
-
-
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama: S’jemi zyrë avokatie, por nuk heshtim për standardet! Bashkisë iu pre ‘koka’ para zgjedhjeve, por SPAK asnjë urgjencë për 21 janarin
Rama përjashton çdo debat PS-PD mbi çështjen Veliaj, duke thënë se bota ndarëse mes tyre është qëndrimi për drejtësinë. Rama thotë se bufi i kënetës kërkon kontroll politik të drejtësisë, ndërsa PS do standard europian.
12 Shkurt 2025, 14:06 -
Eduard Zaloshnja: Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së
Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të dyja (partitë e vogla tash e tutje do të jenë thjesht një fusnotë në mejdanin elektoral). PD-ja prezantoi si strateg të fushatës së saj ish-konsulentin elektoral të Trumpit, duke u mburrur se ai do t’a çojë drejt fitores më 11 maj
12 Shkurt 2025, 13:21 -
-
Fatos Çoçoli: Tirana në 105 vjetor
Qytetarët kanë ndër duar apartamentet e tyrë me një vlerë dy herë më të madhe nga 10 vjet më pare, për shkak të investimeve të bashkisë dhe qeverisë qendrore. Në kryeqytet pulson 60 përqind e ekonomisë së vendit. Tirana, nga kryeqyteti evropian i rinisë, në kryeqytetin mesdhetar të kulturës.
12 Shkurt 2025, 11:33 -
-
KQZ bllokon pr.ligjin për TVSH në Bujqësi, Braçe te ‘Ekonomia’: Ta miratojmë, gjobën e paguaj unë me këste! Shalsi: Na sqaroni ku shkelet Kodi Zgjedhor
Komisioni i Ekonomisë kërkon sqarime nga KQZ për bllokimin e projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që rregullon skemën e rimbursimit në bujqësi. Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe synon rregullimin e skemës së TVSH-së pasi po dëmtohet bujqësia, por KQZ ka vlerësuar se është në shkelje të Kodit Zgjedhor. Braçe kërkon që Kuvendi të vijojë miratimin pasi gjobën do e paguaj vetë ai.
12 Shkurt 2025, 11:11 -
-
Sëmundja ‘pesta amerikane’ shfaros kolonitë e bletëve! Bletërritësi: Autoriteti i Veterinarisë asnjë ndihmë për kurimin! Ligji i bletarisë veç në letër
Bletët janë prekur nga sëmundjet ngjitëse, ndër to “pesta amerikane” që ka shfarosur me qindra koshere në Fier. Bletërritësi, Ferdinand Muskaj, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit tha për Report TV se përballë kësaj sfide janë të vetëm, pasi Autoriteti i Veterinarisë, nuk i ka ndihmuar për mjekimin e bletëve. Po kështu me shqetësim shprehet se Ligji i Bletarisë, miratuar vjet nga Parlamenti ka mbetur në letër, pasi Ministria e Bujqësisë nuk ka hartuar aktet nënligjore.
12 Shkurt 2025, 08:47 -
GJKKO lë në 'arrest në burg' Erion Veliajn, 'detyrim paraqitje' për gruan e tij Ajola e 5 biznesmenë! Kryebashkiaku, prokurorit Dado: E ke personale, erdhe 2 herë për leje ndërtimi! Çohet tek paraburgimi i Durrësit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja Ajola Xoxa, dhe 6 biznesmenët dolën në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë. Avokatët ofruan garanci pasurore në këmbim të ndryshimit të masës së sigurisë 'arrest në burg' për kryebashkiakun e Tiranës, dëshmia e të cilit është zbardhur nga Shqiptarja.com. Gjatë qëndrimit për 14 orë në GJKKO dhjetëra mbështetës u mblodhën para Gjykatës së Posaçme në mbështetje të tij.
12 Shkurt 2025, 07:31 -
Haradinaj akuzon Kurtin se po tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve: Po vonohet publikimi paraprak, institucionet e drejtësisë të nisin hetim
Kandidati i koalicionit AAK-NISMA, Intelektualët, Konservatorët, për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për kapje të institucioneve të pavarura dhe manipulim me rezultate zgjedhore.
11 Shkurt 2025, 22:55 -
Trump paralajmëron Kievin se 'Ukraina mund të bëhet ruse një ditë'
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të mbështetjes së Uashingtonit në luftën e saj kundër Rusisë, duke lënë të kuptohet se, nëse nuk e pranon këtë, vendi mund ta humbë sovranitetin.
11 Shkurt 2025, 20:28 -
FOTOLAJM/ Arrestimi i Veliajt, ekzaltohet Belind Këlliçi, rikthen posterin e turpshëm të fushatës 2023 me dy gishtat e mesit lart: Sot më aktual se kurrë
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj më 10 shkurt duket se ekzaltimi ka kapur edhe Belind Këlliçin. Këlliçi ka rikthyer posterin e fushatës së tij elektorale për Bashkinë e Tiranës, 14 maj 2023 me dy gishtat e mesit lart, i cili u cilësua i papërshtatshëm në atë kohë.
11 Shkurt 2025, 20:27 -
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
Aktualisht sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimburisimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Komisioni i Ekonomisë votoi pro nismës së Erjon Braçes për ta kthyer në origjinë skemën e rimbursimit të TVSH-së ku të gjithë deputetët thanë një zëri se ndryshimet e vitit 2018, me propozim të ish.zv/kryeministrit në arrati, Ahmetaj, e dëmtuan sektorin e bujqësisë.
11 Shkurt 2025, 16:18 -
‘SPAK ka dalë nga shinat’, Rama reagon pas artikullit të ‘BIRN’: Nxorën nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi një artikull të medias BIRN, pasi mori një prononcim të kryeministrit Rama për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
11 Shkurt 2025, 15:52 -
Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
Policia Rrugore e qarkut Vlorë, gjatë kontrolleve të ushtruara me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka vendosur 1 540 gjoba për shkelje të ndryshme gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt.
11 Shkurt 2025, 15:46
