-
Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar
Në vitin 2024 kreditë me probleme zbritën në 4.1%, niveli më i ulët historik i një dekade prej 2014. Ndikim pozitiv dha fshirja e kredive të humbura si dhe shlyerja e disa huave me probleme. Në total kredia me probleme në sektorin bankar është 348 milionë euro.
10 Shkurt 2025, 18:09 -
-
Veliaj në akuzë për korrupsion e pastrim parash! SPAK: U dha fonde publike e leje ndërtimi 5 biznesmenëve, paratë përfunduan te bizneset e OJF-të e gruas! Xoxa me Abulen gjeneruan 1.1 mln euro
Veliaj akuzohet Korrupsion dhe pastrim, Xoxa korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Sipas SPAK, Veliaj ka dhënë fonde publike e leje ndërtimi për 5 biznesmenët, lidhje e afërt e tij. SPAK thotë se paratë përfunduan te bizneset dhe OJF e Xoxës e Elman Abdule, duke gjeneruar 1.1 mln euro. Sekuestrohen 983 mijë € të Xoxës dhe vila 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Gentian Sula.
10 Shkurt 2025, 16:06 -
-
SPAK arreston kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule! 'Arrest shtëpie' për Ajola Xoxën, 'detyrim me paraqitje' për 5 biznesmenë (EMRAT + VIDEO)
Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t'i komunikuar kryebashiakut Erion Veliaj masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe për ta shoqëruar me makinën e tij drejt Bllokut të Sigurisë. Firmosen 'detyrim me paraqitje' dhe për 5 biznesmenë, dyshohet kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
10 Shkurt 2025, 14:05 -
-
Kaosi në RTSH/ Komisioni i Medias nis procedurat e shkarkimit të Këshillit Drejtues! Zhupa: Ka konflikte interesi! Koçi: Duhet reformë e thellë! RAPORTI me 9 shkelje
Komisioni i Medias do t’i kërkojë kuvendit shkarkimin e bordit drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të vazhdueshme që sipas deputetëve të PD e PS në komision, janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Mazhoranca dhe opozita kërkuan që RTSH t’i nënshtrohet një reforme të thellë.Shqiptarja.com siguron raportin me të gjitha shkeljet e konstatuara.
10 Shkurt 2025, 12:52 -
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit e para, por kush i ka votat për Qeverinë?
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 41 për qind të votave, por shifrat nuk mjaftojnë për të formuar qeverinë i vetëm dhe Albin Kurtit do i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera. Rezultatet paraprake krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri.
10 Shkurt 2025, 09:16 -
-
-
Zgjedhjet në Kosovë, Flogert Muça: 'Referendumi' i Kurtit dështoi! Bedri Hamza tregoi qytetari! Parashikoj qeverisje PDK-LDK-AAK
Gazetari Flogert Muça foli në Report Tv në lidhje Skype lidhur me zgjedhjet në Kosovë që u mbyllën sot në ora 19:00 dhe po vijon procesi i numërimit. Muça thotë për Arbër Hitajn se ‘referendumi’ i pretenduar nga Kurti dështoi.
9 Shkurt 2025, 23:07 -
-
-
-
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti forcë e parë me 40.83%, por nuk arrin shumicën! Pason PDK me 22,15%, LDK 17.59% dhe AAK-NISMA 7.47%
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me mbi 40 për qind të votave, por do i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re.
9 Shkurt 2025, 19:37 -
-
Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede
Partizani dhe Tirana barazuan 1-1 në nisje të javës së 24-t në Superligën shqiptare të futbollit, në derbin numër 177 në histori mes tyre.
9 Shkurt 2025, 19:01 -
-
Kuvend/ E enjtja e “nxehtë” që kërkon marrëveshje PS – PD! S’ka konsensus as për Avokatin e Popullit! PD s’prek afatet, rrezikon të djegë votën e diasporës
Kuvendi do të mblidhet të enjten në një seancë të rëndësishme, ku çështjet që janë për votim, kërkojnë konsensus. Në mungesë të tij, zgjedhja e një Avokati të ri Populli pritet të dështojë, ndërsa votuesit e diasporës do të lehtësohen vetëm për kostot e postës, por jo për të fituar më shumë kohë për ta dërguar votën në Shqipëri.
9 Shkurt 2025, 18:28
