-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE! Në 6 mujorin e parë, u rritën me 14.6% krahasuar me vitin e kaluar
Po ashtu sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
13 Tetor, 08:40 -
Riparimi i segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, ja akset që do bllokohen duke filluar nga sot! ARRSH: Qytetarët të përdorin rrugët dytësore
ARRSH i bën thirrrje të gjithë qytetarëve që të të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës. Kohëzgjatja e punimeve do të zgjasë 1-2 ditë për çdo segment.
13 Tetor, 07:58 -
Lokalet në Kosovë, zgjidhen kryetarët e 21 komunave! LVV e Kurtit pëson disfatë, fiton vetëm në 3! PDK merr 3, LDK 2! 17 shkojnë në balotazh
17 nga 38 komuna shkojnë në balotazh më 9 nëntor. PDK fiton 3 komuna, LDK 2, por kjo e fundit shkon në balotazh në 9 komuna, 6 prej të cilave i kryeson, përfshirë Prishtinën. LVV e Kurtit ka marrë 3 komuna. Shkon në balotazh në 12, por kryeson vetëm në dy prej tyre. AAK e Haradinajt ka fituar vetëm një komunë.
13 Tetor, 07:13 -
Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Rajoni ynë, jo oborri i pasmë i BE
Rreth 4 milardë euro pritet të investohen në rajon përmes implementimit të projekteve të ndryshme nga kompani private të cilat kanë shprehur interesin e tyre në Forumin e Investimeve Ekonomike që u mbajt në Tiranë. Shqipëria do të përfitojë nga 2 projekte, një në fushën e energjisë së rinovueshme dhe një në përpunimin e mbetjeve industriale.
13 Tetor, 07:02 -
Spiropali bisedë telefonike me homologun izraelit, merr ftesë për të vizituar Izraelin javën e ardhshme
Përmes një publikimi në rrjetin e saj social X, Ministrja Spiropali bën me dije se në qendër të bisedimeve ishte faza e parë e marrëveshjes së paqes dhe momenti i shumëpritur i lirimit të pengjeve.
12 Tetor, 21:41 -
-
-
120 mijë metër katrorë në Petrelë, ja si do të duket Parku i Besimit! Shpallet kompania fituese (FOTO+VIDEO)
Projekti i studios ‘BIG Bjarke Ingels Group’ është shpallur fitues mes 12 arkitektëve për të ndërtuar ‘Parkun e Besimit’ në Petrelë. Projekti vjen si një vlerë e harmonisë fetare në Shqipëri, ku të gjitha besimet gjejnë streh në kodrat e Petrelës.
12 Tetor, 18:30 -
Tirana mirëpret nesër Forumin e Investimeve ‘BE-Ballkani Perëndimor’, Diella në rol kryesor! Flasin Rama e Von der Leyen (AXHENDA)
Në axhendën e zbardhur të këtij forumi, rezulton se në ceremoninë hapëse pas fjalës së mirëseardhjes të kryeministrit Edi Rama dhe fjalës kryesore von der Leyen, ta pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale.
12 Tetor, 17:52 -
