-
-
-
-
Vjedhje në Bishan të Vlorës/ Banorët e fshatit sërish pre e grabitësve, thirrje autoriteteve: Mos i lini hetimet 'në sirtar' (VIDEO)
Kjo nuk është hera e parë që Bishani bie pre e vjedhjeve, të cilat janë përsëritur edhe ndër vite. Banorët tregojnë se janë përballur me vjedhje të vazhdueshme, që nga pulat e deri tek bagëtitë e ndryshme.
24 Shtator, 07:42 -
Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve
Kuvendi u mblodh në një seancë që zgjati 90 minuta, ku u miratua edhe përbërja e komisioneve parlamentare, 4 nga të cilët i drejton opozita. Në sallë mungoi Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka që ishin përjashtuar për shkak të kaosit në seancën e 18 shtatorit.
24 Shtator, 07:22 -
Spiropali në Nju-Jork, merr pjesë takimin e Nivelit të Lartë të thirrur nga Zelensky dhe Carney
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork Spiropali mori pjesë edhe në takimin e Nivelit të Lartë, të thirrur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri kanadez, Mark Carney për kthimin e fëmijëve të deportuar të Ukrainës në shtëpi.
23 Shtator, 21:20 -
Maliqi prodhon mbi 28 mijë ton qepë dhe 22 mijë ton patate, fermerët në krizë: Produktet shiten nën kosto, s'kemi fitime
Fermerët e Maliqit kanë prodhuar rreth 28,800 ton qepë, ç’ka konsiderohet vit i mbarë bujqësor por shqetësimi kryesor i tyre është mungesa e tregjeve. Çmimi i shitjes sot është 25 lek për kg, ç’ka nuk mbulon as koston e prodhimit. Ndërsa patatja nuk është cilesore pasi u demtua nga insektet, duke shtuar edhe më shumë humbjet financiare për ta.
23 Shtator, 18:35 -
-
Zëvendësimi i Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese/ KED miraton listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për vendin vakant
Mandati i Holta Zaçaj shkaktoi përplasje publike mes asaj personalisht dhe Gjykatës së Lartë. Zaçaj nguli këmbë se do të ikte në fund të vitit 2025, ndërsa Gjykata e Lartë, kërkoi që të largohej në mars të këtij viti.
23 Shtator, 17:00 -
Pas Filipineve, super tajfuni ‘Ragasa’ pritet të godasë Hong Kongun, mijëra njerëz braktisin shtëpitë për t’i shpëtuar katastrofës
Super tajfuni Ragasa, me erëra pranë qendrës së tij prej rreth 220 km/orë, sipas observatorit të Hong Kongut, po udhëton përmes Detit të Kinës Jugore drejt provincës Guangdong, fuqisë ekonomike jugore të Kinës.
23 Shtator, 15:39 -
Ministrat e Mbrojtjes të Europës Qendrore mblidhen në Bratislavë, Pirro Vengu: Shqipëria e palëkundur në forcimin e mbrojtjes
Në këtë takim, Shqipëria ka treguar dhe njëherë solidaritet në arritjen e prioritetit kryesor në fuqizimin e mbrojtjes së shtetit shqiptar, i cili shkon krah për krah me anëtarësimin në BE.
23 Shtator, 14:44 -
-
-
-
Dështon tenderi i transportit, 10 fëmijë në Zapod të Kukësit mbeten pa mësim prej më shumë se dy javësh
Edhe pse viti shkollor ka nisur prej më shumë se dy javësh, në Zapod të Kukësit, 10 fëmijë nuk kanë shkuar asnjë ditë në mësim, sepse nuk kanë furgon. Tenderi i transportit, kontraktuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë, dështoi pasi vlera ishte e ulët, ndaj nuk u paraqit asnjë kompani. Report TV siguron dukumentet e tenderit
23 Shtator, 12:44 -
-
-
-
Lëvizja e Putinit për energjinë bërthamore: Ndaloni armatimet! Shtetet e Bashkuara janë të interesuara
Pasi zhgënjeu Trumpin për çështjen e Ukrainës, udhëheqësi rus propozon zgjatjen e traktatit të armëve bërthamore New Start për një vit: "Por vetëm nëse edhe Shtetet e Bashkuara e bëjnë këtë".
23 Shtator, 09:59 -
-
Këshilli Bashkiak i Tiranës voton me 50 vota për shkarkimin e Erion Veliajt, socialistët dhe opozita bëhen bashkë! Vendimin final e jep Këshilli i Ministrave
Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej. Propozimi i Këshillit për shkarkimin e Veliajt do t'i dërgohet Këshillit të Ministrave, që do të vulosë përfundimisht këtë vendim.
23 Shtator, 07:16
