-
-
Çfarë është 'Marshi Global' që Egjipti po përpiqet ta bllokojë?
Mijëra aktivistë nga vende të ndryshme po marrin pjesë në 'Marshin Global' për Gazën, një karvan tokësor që synon të çajë rrethimin izraelit dhe të çojë ndihma humanitare në Rafah, pavarësisht pengesave nga autoritetet libiane, egjiptiane dhe izraelite. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se aktivistët përbëjnë rrezik për sigurinë dhe se IDF do të ndërhyjë nëse Egjipti nuk i ndalon. Aktivistët pranojnë se hyrja në Gaza mund të mos realizohet, por thonë se veprimi i tyre synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe presionin ndërkombëtar ndaj gjenocidit në Gazë.
11 Qershor, 21:30 -
Kara për Report Tv: PD është fosilizuar, ose ikën Berisha, ose ikën pjesa më e madhe e partisë! Bushati: Partinë e mban vetëm Berisha, shyqyr që iku Basha
Analiza në ‘Studio Live’ për situatën paszgjedhore dhe në PD, ku tani është faktuar edhe vjedhja e votave brenda llojit. Juristi Romeo Kara mendon se duhet bërë transparenca dhe se me Berishën PD është e pashpresë. Kurse Endira Bushati vë në dukje se edhe brenda demokratëve ka mosbesim për votën: Berisha s'duhet të ikë, nëse ai largohet, PD-ja ndahet në 20 pjesë!
11 Qershor, 18:24 -
Kurti thyen 'akullin' me SHBA: Për 1 vit do strehojmë deri në 50 emigrantë të dëbuar
Është miratuar ditën e sotme nga qeveria në Kosovë vendimin për pranimin e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja, ku për 1 vit do të strehohen 50 prej tyre. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vendimi është miratuar ditën e sotme.
11 Qershor, 16:20 -
-
Trump, 'gati të përdorë pushtetet kundër protestës në Kaliforni', plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos
Administrata Trump po përgatitet të dërgojë 9 mijë migrantë pa dokumente në bazën ushtarake të Guantanamos, një hap drastik që ka ngjallur kritika dhe shqetësime diplomatike. Planet, që synojnë të dekurajojnë migracionin e paligjshëm, po përballen edhe me sfida ligjore për kushtet e paraburgimit dhe koston e lartë të operacionit.
10 Qershor, 22:15 -
Kallëzimi i Gjokës për fyerje, Idajet Beqiri në 'Repolitix': SPAK po i mbyll hetimet dhe Berisha shumë shpejt do të merret i pandehur! Bala: Rrezikon deri në 3 muaj burg
Avokati Idajet Beqiri tha se kallëzimi i gjyqtares Irena Gjokës ndaj Berishës është bërë pasi çështja e Berishës ka kaluar nga Gjoka te gjyqtari i çështjes paraprake. Për gazetarin Anri Bala Berisha do dënohet me gjobë për këtë shpifje dhe do shpëtojë nga dosja Partizani.
10 Qershor, 22:02 -
Qori për Report Tv: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale! Rezultati ynë pozitiv! Kulluri: Berisha punoi për fitoren e Ramës
Analiza e zgjedhjeve të 11 majit dhe situatës paszgjedhore në “Studio Live”. Çfarë mendojnë kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’, Edvin Kulluri. Pse mendojnë se pati orientim vote brenda partive të mëdha dhe a duhet ndryshuar sistemi i votimit dhe numërimit. A ndikoi mosbashkimi i partive t ëreja dhe faktorit opozitar në fitoren e thellë të PS-së?
10 Qershor, 18:11 -
Zgjedhjet/ Rinumërim 257 kutive në Durrës, mes tyre edhe diaspora! Verifikim edhe 60 kutive për Kalanë, pretendime se Ndoja u vodhi votat
Pas Tiranës, Fierit dhe Dibrës, rinumërim do të ketë edhe në një pjesë të qarkut Durrës. 2 anëtarët e opozitës në KAS hapën kutitë që kërkoi PD, në dy KZAZ, si dhe 60 kuti të tjera që u kërkuan nga kandidati Aulon Kalaja, i cili po e bën betejën i ndarë nga partia e tij. Gjithashtu do të numërohet nga e para të gjitha votat e diasporës të ardhura për qarkun Durrës.
10 Qershor, 14:37 -
Murtaja e bagëtive, Kullolli: 3 vatra të konfirmuara, janë asgjësuar 500 krerë! Postblloqe në rrugët kryesore për kufizimin e lëvizjes së bagëtive
Drejtori i Veterinarisë në Tiranë, Sulejman Kullolli përmes një lidhje të drejtëpërtdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, foli në lidhje me sëmundjen e murtajës të ruminanteve të vegjël në vendin tonë.
10 Qershor, 14:34 -
-
‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'
Bashkëpunëtori i SPAK, Erion Alibej, i cili seancën e kaluar rrëfeu “Masakrën e Bradasheshit” më 2018 në Elbasan, ku iu vranë vëllai Endrit Alibej, xhaxhai e një mik turk, sot rrëfeu përfshirjen e një hoxhe si trafikant të armëve. Tregon se si gjurmonin edhe me qen Talo Çelën, që u shpëtoi. Dumani pajtoi një grup nga Fushë-Kruja. Biseda me Dervishin në platformën e koduar dhe fjalëkalimet. Alibej: Unë përdorja SKY dhe Enchro, kisha kodet 'Lizz', 'Kumi' dhe 'Noku'. Besmir Haxhia mori pjesë në 3 atentate ndaj familjes time
10 Qershor, 11:34 -
-
Kallëzimi i Gjokës për fyerje, Berisha pyetet në SPAK dhe egërson sulmin ndaj gjyqtares: Mashtruese ordinere, duhej të ishte në burg
Prokuroria e Posaçme thirri këtë të martë ish kryeministrin Sali Berisha, për të dhënë llogari mbi akuzat e rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist. Njëjtë si vajza e tij Argita në janar Berisha nuk dha asnjë provë se ku i mbështeti akuzat por u tërhoq duke thënë se thjesht i kishte ngritur një pyetje gjyqtares.
10 Qershor, 07:05 -
SPAK thërret sot Sali Berishën, do pyetet për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka për akuzën e shpifjes (DOKUMENTI)
Sali Berisha është thirrur nesër në 10:00 në SPAK, për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për shpifje. Argita Berisha e akuzoi gjyqtaren se mori 500 mijë euro nga një eksponent i PS. Nëse nuk paraqitet, përballet me penalitete dhe shoqërim të detyruar. Reagon edhe avokati Gjokutaj
9 Qershor, 18:29 -
-
-
Heqja e simboleve të UÇK-së nga 'Arena Kombëtare', reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (0-0) në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë, flamuri i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) u largua në disa raste nga policia.
8 Qershor, 14:05 -
-
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Seanca dëgjimore me miliarderin Pierre Édouard Stérin, e cila pritej të zbulonte ndikimin e tij politik, u shndërrua në një dështim pasi ai nuk u paraqit personalisht. Kjo situatë nënvizon shqetësimet për përqendrimin e fuqisë së miliarderëve në mediat dhe politikën franceze, si dhe nevojën për ligje më të forta për të mbrojtur demokracinë.
7 Qershor, 18:19 -
Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Para ndeshjes Shqipëri-Serbi, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë një mesazh mbështetjeje kombëtares kuqezi, duke i inkurajuar dhe uruar forcë. Atmosfera në vend është shumë e ngrohtë dhe tifozët janë mobilizuar për të mbështetur skuadrën në këtë sfidë emocionuese.
7 Qershor, 17:42
