Byrekë të butë me djathë dhe kos

Përbërësit:

Për brumin:

  • 200 gr kos
  • 150 ml vaj luledielli
  • 1 kokërr vezë
  • 550-650 gr miell
  • 9 gr maja të thatë ose pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji kripë

Për mbushjen:

  • 300-500 gr djathë i bardhë
  • 1 kokërr vezë
  • Pak kos
  • Fara susami

Përgatitja:

Në një tas përziejmë kosin, vajin dhe një vezë. Nësë përdorim majanë e shtojmë me pak sheqer, ndërsa nëse përdorim pluhur pjekës e bashkojmë direkt me miellin. Gjatë përzierjes, gradualisht shtojmë miellin dhe kripën, derisa brumi të jetë i butë, pa u ngjitur në duar. E mbulojmë me qese ose pecetë dhe e lëmë të pushojë për 30–60 minuta. Ndërkohë bashkojmë përbërësit e mbushjes: djathin, kosin dhe vezën. Pasi brumi ka ardhur e ndajmë në toptha dhe i hapim. Byreçkave mund t'i japim formën që dëshirojmë, role, trekëndësha apo katrorë. Vendosim nga një lugë me djathë në mes, i mbyllim mirë dhe i vendosim në tavë me letër pjekjeje. Lyejmë sipërfaqen me përzierje vezë me pak qumësht, i spërkatim me susam dhe i vendosim në pjekje në 180–200 °C për 20–45 minuta.