-
Fier/ U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit
Kërkesa u bë në Gjykatën e Fierit, gjatë seancës së radhës ditën e sotme. Të pandehurit e dosjes janë Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli. Pasi lexoi konkluzionet e dosjes, organi i akuzës kërkoi 46 vite burgim në total për të dyshuarit. Albi Mecini është i dyshuar edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të dy personave në Sarandë, Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.
21 Korrik 2025, 12:31 -
Lapaj nuk heq dorë nga mandati, shkresa KQZ-së: Dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur konsiderohen të miratuara në heshtje (DOKUMENTI)
Adriatik Lapaj i Nismës “Shqipëria bëhet” insiston për të marrë mandatin e deputetit. Për herë të dytë, ai iu drejtua sot me një letër KQZ-së, ku kërkon që të konfirmohet dorëheqja e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur.
21 Korrik 2025, 11:34 -
-
-
Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 milionë euro në vitin 2024
Në total për 2024 niveli i detyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro sipas të dhënave të publikuara në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën 2024” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë.
21 Korrik 2025, 07:49 -
-
-
Sherr në Sarandë, ish-efektivi goditet me tytën e pistoletës! Në kërkim autori, arma shkrepet në ajër (FOTO+VIDEO)
Një ish efektiv policie, është goditur me tytën e një pistoletë në Sarandë gjatë një konflikti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku i plagosuri është 56- vjeçari Adil Velit. Policia është vënë në kërkim të autorit.
20 Korrik 2025, 19:54 -
'Sekretet' 8000-vjeçare të Linit, arkeologu për Report Tv: Janë zbuluar 3 gardhe të mëdha e shtëpi banimi, në një sipërfaqe prej 6 hektarë
Zbulimet e fundit në Lin, e rreshtojnë qytetin e Linit në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër palafit. Pjesë e grupit të punës, arkeologu Adrian Anastasi tregoi për Report Tv detaje të zbulimeve si dhe vlerat arkeologjike e historike që bartin për vendin tonë.
20 Korrik 2025, 17:58 -
-
-
Transferuan miliona Euro të drogës në Shqipëri, 3 të arrestuar! SPAK: Paratë u dërguan nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”
Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet zvicerane, ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që kishte ngritur një sistem të tërë trasnferimit të parave, të njohur si “Hawala”, dhe kishte sjellë në Shqipëri miliona euro para me origjinë nga trafiku i drogës. Tre persona janë arrestuar, të cilët SPAK i akuzon edhe për trafik droge dhe pastrim parash.
20 Korrik 2025, 12:03 -
EKSKLUZIVE/ “Odisea” e ndotjes me naftë në Vjosë, AKM gati gjobën e radhës! Por në tre vite Albpetrol mori 50 mijë euro gjoba dhe 6 'ultimatume’ dhe asgjë s’ndryshon
Tre javë pas ndotjes së rëndë të lumit Vjosa nga vendburimi i naftës së Albpetrol në Gorisht, Report Tv ka mësuar se AKM e ka gjobitur me 2 milionë lekë dhe ka kërkuar marrjen e masave urgjente. Por këto sanksione janë marrë prej të paktën 3 vitesh dhe kompania e naftës nuk ka reflektuar asnjë ndryshim.
20 Korrik 2025, 11:42 -
-
Durrës/ Po shkëmbenin 4.5 kilogramë kanabis në një parking në Golem, arrestohen në flagrancë 2 persona! Vihet në pranga edhe një 17-vjeçar, shpallen në kërkim 2 të tjerë (EMRAT+VIDEO)
Dy persona të identifikuar jAnë arrestuar në flagrancë nga policia në një parking në zonën e Golemit teksa shkëmbenin një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kilogramë.
20 Korrik 2025, 10:08 -
'Në Librari' vjen me tre tituj të rinj: ‘Gjakime kthimesh, gjakime ikjesh’, ‘Fjalor familjar’ dhe ‘Çifto dhe fito’! Melodia e Vargut iu sjell poezi nga Dritëro Agolli
“Gjakime kthimesh, gjakime ikjesh” nga Kristoffer Leandoer, “Fjalor familjar” nga Natalia Ginzburg dhe letrat e lojës “Çifto dhe fito” nga Rudina Çupi janë botimet që sugjerojmë në rubrikën “Në librari” në Report TV. Ndërkohë, mund të ndiqni edhe rubrikën “Melodia e vargut”.
20 Korrik 2025, 09:41 -
Analiza/ Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova
Masat u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj tensioneve në veri të vendit. Këto masa sollën pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore, humbje financiare, izolim diplomatik dhe ngecje në procesin e integrimit europian.
20 Korrik 2025, 08:16 -
-
Sherr për hapësirën e ‘lakmuar’ të Ksamilit, dy pronarët ‘luftë’ se kush do vendosë çadrat në plazh publik! Dhunohet njëri prej tyre (VIDEO)
Konflikti i dy pronarëve për një hapësirë plazhi publike ka degraduar në përplasje fizike në Ksamil. Njëri prej tyre u dhunua këtë të shtunë me sende të forta. Sherri mes tyre është i hershëm për hapësirën e lakmuar të bregdetit, të cilën bashkia e ka përcaktuar plazh publik.
19 Korrik 2025, 18:29 -
Po montonte skelat për një koncert dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 32-vjeçari në Shëngjin! Baba i dy fëmijëve (VIDEO)
Punëtori 32-vjeçar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe më pas është rrëzuar nga skela. Ai po montonte skelat për një koncert që do të mbahej në zonë. Ishte baba i dy fëmijëve.
19 Korrik 2025, 17:44 -
‘I famshmi’ i hotel Drilonit sherr me kryeplakun e Tushemishtit për një rrugë, i vë gardh! 4 në hetim (VIDEO)
Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit. 4 në hetim. Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit, dhe motiv duket të ketë, një sherr të vjetër për një rrugë.
19 Korrik 2025, 16:04