-
Rama në Memaliaj, pritet me këngën polifonike ‘Shqipëria Europiane’: Unë s'jam heroi juaj, por kali që tërheq karrocën drejt BE-së! Me ne në Europë, apo me bufin në gropë?
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi edhe një takim elektoral në Memaliaj, e njohur bashkë me Tepelenën si dy nga bastionet e socialistëve në të gjitha zgjedhjet. Apelon për votë europiane më 11 maj, përtej të majtës dhe të djathtës, teksa bën edhe batuta me sloganet për "hero": "Unë s'ju duhem për hero, por për kalë që t'ju tërheqë karrocën drejt BE-së"
22 Prill 2025, 19:36 -
-
Kujdes! Qytetarëve u dërgohet mesazh mashtrues për çaktivizimin e llogarisë bankare, u kërkohet që të klikojnë një link për ta aktivizuar atë (FOTO)
Një skemë e re mashtrimi për të vjedh të dhënat po qarkullon së fundmi në formën e një mesazhi që u dërgohet qytetarëve në emër të Raiffeisen Bank. Ne mesazh thuhet se llogaria bankare e tyre është çaktivizuar për arsye sigurie dhe kërkohet që qytetari të klikojë në një link për ta riaktivizuar atë.
22 Prill 2025, 18:02 -
Rama pritet me polifoni në Gjirokastër: Shqipëria është në drejtimin e duhur, Dumanin e bëmë ne të njohur! Bufi bënte sehir kur u vranë 4 njerëz në bulevard
Edi Rama zhvilloi takim me gratë e vajzat e qarkut Gjirokastër, një ‘ritual’ politik që ai e ka kthyer në mision elektoral si risi për një parti politike, duke mos munguar metaforat politike, ironitë për kundërshtarët dhe deri te “thumbimi” i ‘burrave çyrykë që votojnë kënetën’. Kumbaro përshëndet dhe greqisht: Burrat gjirokastritë janë po aq trima e punëtorë sa gratë! Gjirokastra del 4 me 0
22 Prill 2025, 17:34 -
‘Ti i nënshtrohesh grekut... ç'merremi akoma me Berishën!’, Flamur Nokën s’e ‘mbajnë’ nervat dhe denigron në fjalor banal ndaj qytetarëve: Vetëm satëme i nënshtrohem! Si është mami...? (FOTOT)
Një episod i tillë ka ndodhur me sekretarin e PD-së, deputetin kandidat Flamur Noka, i cili ka denigruar deri në fyerje të ulëta ndaj një qytetari, teksa nuk e kanë mbajtur më ‘nervat’. Ja si iu përgjigjet dy qytetarëve që e kritikuan për qëndrimet e tij antishqiptare dhe për Berishën që edhe 81 vjeç nuk largohet nga politika
22 Prill 2025, 16:30 -
Ekskluzive/ Çmimi i pronave në jug do të rritet 100%, referencat gati në 2026-n! Qeveria po rishikon formulën! 'Braktiset' Tirana, blerësit po 'vrapojnë' në bregdet
Çmimet e pronave në bregdetin shqiptar pritet të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm, kur parashikohet të hyjnë në fuqi referencat e reja. Report TV mëson se për një metër katror, çmimet e referencës do të rriten afro 100 përqind, ndërsa në zona të caktuara ato shkojnë dhe shumë më lart.
22 Prill 2025, 16:05 -
'Kanalet e ujërave të zeza të tejmbushura, blozë dhe plehra...!’ Kandidatja e PD për Durrësin denoncon dhe ironizon, Hysaj: Mirëseerdhët në Shënavlash!
Kandidatja për Partinë Demokratike në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj, ka denoncuar gjendjen mjedisore të zonës së Shënavlashit, duke postuar një video-mesazh nga llogaria e saj personale në Instagram, ku shfaq grumbuj me plehra dhe kanalet e ujërave të zeza
22 Prill 2025, 16:04 -
-
-
Bardhi në Roskovec: Të rinjtë do jenë pjesë e qeverisë së re të PD pas 11 majit
Bardhi theksoi se duhet të besojnë tek parimi për tu arsimuar, pavarësisht vështirësive. Ai premtoi mbështetje për bizneset e hapura nga të rinjtë, ulje taksash për familjet e tyre dhe rritje pagash e pensionesh.
22 Prill 2025, 15:48 -
FOTO/ Veliaj bëhet xhaxha: Pas 72 ditësh burg pa gjyq, ime më pati mundësinë të ngjiste copat e thyera të zemrës
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e bukur se është bërë xhaxha. Vëllai i tij, Arbi është bërë babai i një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Avril
22 Prill 2025, 14:50 -
‘Paqja fiskale’ për bizneset, Rama zbulon detaje: Negocio fitimin me shtetin, tatim 5% nëse fiton më shumë
Nga Përmeti ku ishte ditën e sotme kryesocialisti Edi Rama, zhvilloi një takim me operatorë dhe biznese të turizmit. Ai deklaroi se deri më tani 600 subjekte kanë aplikuar për iniciativën 'Paqja Fiskale'. Kryesocialisti theksoi gjithashtu nevojën e më shumë investimeve. Ai tha se Përmeti dikur ishte një "xhep" i harruar, ndërsa tani ka më shumë se 150 mijë turistë.
22 Prill 2025, 14:04 -
Zgjedhjet e 11 majit, SPAK i kthen përgjigje PD-së: Kemi 18 procedime penale për krime zgjedhore
Partia Demokratike në fillim të këtij muaji i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ.
22 Prill 2025, 13:54 -
Mosha disfavor për zgjedhjet? Berisha: E quaj avantazh, Ramën e kam ftuar të ballafaqohemi, të shohim kush ka shenja të rrjedhjes
Kreu i PD Sali Berisha akuzoi se Edi Rama po e mbush fushatën e tij me njerëz të detyruar për t’u bërë pjesë e mitingjeve, ndërsa referuar batutave të kreut të qeverisë tha se është i aftë të bëjë gjithçka për votë. Justifikoi edhe një status të kandidates së tij Arjana Kalaja që premtonte para në këmbim të mbështetjes.
22 Prill 2025, 13:10 -
-
CuriousX, kur arti, teknologjia dhe komuniteti bashkëveprojnë
Më 3 Prill, IQOS Boutique në Tiranë u kthye në një hapësirë arti dhe reflektimi, për të përmbyllur zyrtarisht edicionin e parë të platformës CuriousX x Art. Në thelb të këtij rrugëtimi tre mujor qëndroi një pyetje: A mund të krijohet një eksperiencë ku arti dhe teknologjia takohen me kuriozitetin dhe komunitetin IQOS?
22 Prill 2025, 12:28 -
-
-
Nga nesër homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, ceremonia mortore të shtunën në 10:00! Do marrin pjesë liderë nga e gjithë bota, Italia 5 ditë zie (VIDEO)
Ndërsa bota vijon zinë për Papa Françeskun, në Vatikan bëhen me dije detajet që do të çojnë deri në ceremoninë e nderimit të Atit të Shenjtë. Sot trupi do të qëndrojë në Santa Marta, nesër do të dërgohet në Shën Pjetri dhe do t'u ekspozohet besimtarëve deri pak orë para varrimit që do të bëhet të shtunën. Liderë nga i gjithë globi konfirmojnë pjesëmarrjen.
22 Prill 2025, 10:42 -
-
Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë
Kryesocialisti tha nga Gjirokastra se është ballëlartë për reformën në drejtësi. Rama tha se opozita kërkon që të marrë pushtetin me “duart” e Dumanit, duke e vendosur atë në pozitë të vështirë. Ai njoftoi gjithashtu se nga qershori do të vihet në zbatim marrëveshja e pensioneve me Italinë.
22 Prill 2025, 10:02