-
Rama njofton hapjen e fushatës më 12 Prill: Mblidhemi nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës! PD e çel më datë 11
Partia Socialiste do ta çelë fushatën më 12 prill, dhe arsyen kryeministri Edi Rama zgjodhi ta zbulojë vetë duke sqaruar se lidhet me simbolikën e 12 yjeve të flamurit të BE-së. Partia Demokratike do ta çelë fushatën zgjedhore më 11 prill në orën 19:00.
8 Prill 2025, 14:58 -
-
-
-
-
Diell dhe temperatura deri në 18 gradë! Parashikimi i motit
Vendi ynë edhe sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta më origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë. Temperaturat minimale do të shënojnë vlerën -4 gradë në Baajram Curr, ndërsa ato maksimalet do të shënojnë vlerën 18 gradë celcius në Elbasan, Berat dhe Sarandë
8 Prill 2025, 07:21 -
-
-
Mesazh mashtrues në Whatsapp, kërkon të votohet në një sondazh për të përfituar bursë studimi, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Bëni kujdes
Një mesazh i cili është mashtrim u ka ardhur disa përdoruesve të Whtasapp në llogaritë e tyre, ku kërkohet që të votohet në një sondazh për të fituar bursë studimi. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdesë nga këto mesazhe.
7 Prill 2025, 16:59 -
-
Tregjet e aksioneve bien ndjeshëm, Trump: Panik në bursa? Duhet të marrësh ilaçe për t’u shëruar
Është edhe më keq në Tajvan, ku bursa e tregut të aksioneve nga Taiex ra 9.8%, pak pasi tregtimi rifilloi pas një fundjave të gjatë pezullimi. Kjo rënie lidhet drejtpërdrejt edhe me reagimin negativ të tregtarëve ndaj detyrimeve të reja të dekretuara nga Presidenti Donald Trump, të cilat kanë shkaktuar një shitje masive në tregjet botërore që nga java e kaluar.
7 Prill 2025, 16:21 -
-
‘Jepi krahë fatit europian të Shqipërisë, voto 5!’ Rama ‘lexon dorën’ me simbiologji, me ‘yjet e fatit’ të rreshtuara për BE-në dhe trekëndëshin e artë: Mendje, llogjikë, dëshirë
Teksa pas numrit ‘5’ ka vendosur edhe një zemër, në pëllëmbën e dorës së bardhë një flutur kuqezi që simbolizon Shqipërinë. Përshkruan me gjuhën e simbiologjisë dhe kozmologjisë planetet me kuptimin e tyre, me Diellin si qendra e jetës, por edhe filozofitë e saj; Mendja, Dëshira dhe Llogjika, një ‘trekëndësh i artë’, që sipas kryeministrit të çon te numri ‘5’ për 11 majin
7 Prill 2025, 16:08 -
Tarifat doganore të SHBA/ Europa humb 890 miliardë dollarë në 3 orë, Von der Leyen kërkon negociata! Trump përpiqet të qetësojë amerikanët: Mos u tregoni të dobët, në fund fitojmë
Europa ka humbur afro 890 miliardë dollarë në më pak se tre orë tregti, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet. Kjo shifër tronditëse përfaqëson bilancin provizor të sesionit të ditës së sotme, me indeksin Stoxx 600 që ra me 5,86%.
7 Prill 2025, 15:47 -
Balla takon Schieder, raportuesin e PE: U diskutua për Shqipërinë 2030 në BE! Garantë të drejtësisë së pavarur, i dorëzuam shpatën që dikur e mbante pushteti politik (VIDEO)
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder
7 Prill 2025, 15:44 -
-
Mbyllet gjyqi për inceneratorin e Tiranës, më 16 prill vendimi! SPAK kërkon 26 vite burg për 8 të pandehurit, mes tyre Lefter Koka dhe Taulant Tusha
Në seancën e fundit të gjyqit në shkallë të parë, këtë të hënë u konkluduan pretendimet e mbrojtjes së 8 të akuzuarve, të cilët në bllok kërkuan pafajësinë dhe mohuan akuzat. I fundit që bëri mbrojtjen ishte Namik Simixhi, një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, i cili ashtu siç edhe ish drejtori i Bashkisë së Tiranës Taulant Tusha seancën e kaluar, kishte dërguar një letër dhe nuk ishte në gjyq për shkaqe shëndetësore. Avokati i Simixhiut tha se e shikon të pakuptimtë se si për ish ministrin Lefter Koka ashtu edhe për klientin e tij kërkohet i njëjti dënim, me 4 vite burgim.
7 Prill 2025, 14:58 -
-
Lamtumirë Ilaria Sula, përcillet në banesën e fundit studentja shqiptare që u vra nga ish i dashuri në Itali! E ëma mes lotësh: Hapi sytë (VIDEO)
Ilaria Sula u përcoll në banesën e fundit këtë të hënë. Familjarë, miq dhe qytetarë të qytezës ku familja e saj jetonte u ndanë me të për herë të fundit mes dhimbjes dhe lotëve. Prokurorët ndërkohë kanë marrë në hetim edhe nënën e vrasësit filipinas e cila dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e trupit të 22-vjeçares.
7 Prill 2025, 13:59 -
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj! Ish-gjyqtarja dënohet 2 vite me shërbim prove për korrupsion, 5 vite larg funksioneve publike (VENDIMI)
Gjykata e Lartë kishte urdhëruar rigjykimin e çështjes me trupë tjetër, por përsëri dënimi i vitit 2023 u la në fuqi. Avokati Ilir Pashaj lirohet pas vuajtjes së dënimit mbi dënimin e dhënë me 1 vit e 4 muaj burg. Vyshka mbahet për 5 vite larg funksioneve publike. Dënohen me 16 dhe 6 muaj burg dy të tjerët që ndikuan me ryshfet 400 mijë lekë për të liruar të arrestuarin
7 Prill 2025, 13:52 -
Produktet e kontaminuara që ‘tronditën’ AKU/ Ikën drejtori i Tiranës, Pasholli për Report Tv: Dhashë dorëheqjen pas presionit për mishin me salmonelë
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është dorëhequr nga detyra. Për Report Tv ai thotë se shkak për largimin e tij është bërë presioni i madh pas rasteve me mishin, perimet dhe frutat e kontaminuara të cilat përfunduan në treg, jo vetëm në Tiranë. Report TV mëson se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha.
7 Prill 2025, 11:46