-
1 në 6 tendera të shpallur vjet u ankimuan nga bizneset, raporti i KPP: Në 2024 u bënë 1151 ankesa
Nga totali i ankesave të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik pjesa më e madhe e tyre janë për shkak se kompanitë janë të pakënaqura me vlerësimin. Janë 714 ankesa të bërë për vlerësimin e ofertave, ku privati ka pretenduar se ky proces nuk është bërë në mënyrë të drejtë nga komisioni i vlerësimit të ofertave pranë institucionit që ka shpallur garën.
9 Prill 2025, 18:06 -
Itali/ Po trafikonte 8,4 kg kokainë, arrestohet korrieri shqiptar në Parma! I sekuestrohen dhe 40 mijë euro cash, u shfaq nervoz! I gjenden makinetë numërimi parash dhe fletore shënimesh (VIDEO+FOTO)
Operacioni mori fill javën e kaluar, kur agjentët e GdF u vunë në ndjekje të të riut dhe e ndaluan në postbllok në autostradë. Kishte modifikuar pjesën e pasme të sediles me shtresë të dyfishtë, vlera në treg rreth 1 mln euro
9 Prill 2025, 16:22 -
Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit
Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Njëri prej efektivëve në kërkim. U kapën përgjimet në platformën e koduar SKY ECC
9 Prill 2025, 15:07 -
-
‘Sa më shumë të bëhemi më 11 maj, aq më afër BE-së!’ Kryeministri Rama mesazh me ‘krahët e shqiponjës’ dhe votën për PS: Ngjitje drejt majës Shqipëria 2030
Kryeministri Edi Rama përsëriti sot thirrjen ndaj qytetarëve shqiptarë për votim masiv të PS-së në zgjedhjet e 11 majit, që përcaktojnë sipas tij edhe të ardhmen e vendit drejt anëtarësimit në BE. Një zemër, një dorë dhe dy flamurë, i BE-së dhe ai kuqezi
9 Prill 2025, 13:55 -
VKM/ Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete të Azisë deri më 31 dhjetor, shkak sezoni turistik! (LISTA)
Në mbledhjen e Qeverisë së ditës së sotme u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë. Zbatimi nis nga 15 prilli dhe mbaron më 31 dhjetor, motiv është sezoni turistik. Nevojitet vetëm pasaporta, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme merret me zbatimin
9 Prill 2025, 13:31 -
VKM/ Samiti i Komunitetit Politik Europian në vendin tonë, pushim më 15 dhe 16 maj për institucionet në bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë
Më 15 dhe 16 maj punonjësit e institucioneve me seli në bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë do të jenë pushim për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do mbahet në vendin tonë.
9 Prill 2025, 13:29 -
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi' me 5 kulla, presidenti i Tiranës: Shumë nuk donin, por unë jam pjesë e tij! Detajet e kontratës së klubit me bashkinë
Stadiumi i ri Selman Stërmasi përfshin edhe ndërtimin e 5 kullave, ku më e gjata do të jetë 105 metra. Presidenti i klubit të Tiranës thotë se ai do jetë i përfshirë në ndërtimin e tij.
9 Prill 2025, 12:45 -
Nesër nis paketimi i zarfeve të votimit për diasporën, shpërndarja nis për 5 ditë! Gjykata e Tiranës miraton formularin e ankimit për emigrantët që nuk gjejnë emrin në lista
Brenda një jave, emigrantët e parë do të kenë në duar zarfet zgjedhore, dhe do të kenë mundësi të votojnë përpara se ne në Shqipëri të shkojmë tek qendra e votimit më 11 maj. Vota në diasporë bëhet përmes postës, ndaj emigrantët duhet të dinë si të takohen me postierin për ta marrë zarfin, dhe si ta dërgojnë votën në atdhe. Gjykata e Tiranës miraton edhe formularin e ankimit për ata emigrantë që nuk gjejnë emrin në lista. Afat për ankimin deri më datë 11 prill.
9 Prill 2025, 12:37 -
Zaloshnja: Parashikim paraprak i pragut aritmetik për mandat në çdo qark
Në sistemin aktual zgjedhor nuk ekziston një prag ligjor për marrjen e një mandati në secilin qark. Në bazë të formulës D’Hont, kualifikohen për të marrë mandate vetëm partitë që kalojnë një prag aritmetik të votave në secilin qark.
9 Prill 2025, 12:20 -
Tiranë/ Vrau Amarildo Hoxhallarin se i ngacmoi të fejuarën, Prokuroria çon për gjykim Darment Kelin
Keli deklaroi se pa nga ballkoni Amarildo Hoxhallarin që i ngacmoi të fejuarën dhe pas debatit, konflikti degjeneroi në përdorimin e armës së ftohtë me pasoja fatale. Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se personat në fjalë e ngacmuan teksa ajo ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë
9 Prill 2025, 11:46 -
Kandidati i Berishës denoncon 'blerje votash' me miell në Mat, policia shoqëron drejtuesin e një furgoni por nuk rezulton asnjë shkelje
Basir Çollaku, kandidat për deputet i PD, ka bërë një kallëzim në polici në Mat se disa persona po shpërndanin produkte të ndryshme me një furgon në këmbim të votës në fshatin Bushkash.
9 Prill 2025, 11:45 -
Zgjedhjet/ Kryeministri Rama tjetër takim me diasporën në Itali: Më 13 prill, ora 15:00, me shqiptarët në Milano
Kryeministri Edi Rama do të jetë më 13 prill në Milano të Italisë, në kuadër të nisjes së fushatës elektorale dhe turit zgjedhor për 11 majin, ku do kërkojë votën e diasporës shqiptare, e cila voton për herë të parë
9 Prill 2025, 11:21 -
Zgjedhjet/ Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës, Arian Ndoja: Blerje votash e shantazh zgjedhësve duke përdorur lidhjet e tij me krimin
Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga nisja zyrtare e fushatës së 11 majit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka kallëzuar në SPAK ish-prokurorin Arjan Ndoja, kandidati për deputet i Berishës në Durrës. Në kallëzim thuhet se Ndoja po intimidon zgjedhësit, duke u thënë se ka lidhje me elementë të botës së krimit.
9 Prill 2025, 11:17 -
-
Belgjika ndjek shembullin e Holandës/ Nis shërbimin vullnetar ushtarak, rritje e numrit të rezervistëve
Ky plan përfshin krijimin e mundësisë për rekrutimin e të rinjve për shërbimin vullnetar ushtarak, një nismë që është mbështetur nga një kërkesë e madhe për rekrutime, e cila ka tejkaluar kapacitetet aktuale të trajnimit.
8 Prill 2025, 22:43 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE
Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ai u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE.
8 Prill 2025, 20:13 -
A iu refuzua sot Sali Berishës hyrja në Parlamentin Europian dhe pse nuk ishte në takimin që e njoftoi vetë?
Sali Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”. Aktiviteti fillonte në orën 14:00 sot, por Berisha nuk ishte në sallë
8 Prill 2025, 16:32 -
'E sjell Shqipërinë më afër BE-së!’ Pas vizitës në Tiranë, Kallas reagon: E gëzuar edhe për marrëveshjen e rindërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
Kryediplomatja e BE-së ndau me një postim në rrjetin social X, gëzimin për marrëveshjen e firmosur mes Bankës Europiane të Investimeve dhe Qeverisë së Shqipërisë, për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Kallas vizitoi sot Tiranën zyrtare, ku dha edhe një konferencë për mediat, në prani edhe të kryeministrit Rama
8 Prill 2025, 16:19 -
Evazioni ‘godet’ xhepat, 80% e pensioneve të reja të pjesshme, nuk arrijnë as 20% të pagës mesatare! Shkak puna në "të zezë" dhe pagat e nëndeklaruara
Informaliteti po godet xhepin e moshës së tretë. Shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV tregojnë se nga 40 mijë pensione që u lidhën gjatë 2024-ës, rreth 80% ishin të pjesshme pasi nuk ishin plotësuar vitet e punës. Ndërkohë nëndeklarimi i pagave po bën që pensionet të dalin gjithnjë e më të ulta.
8 Prill 2025, 15:41