-
Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021 pas 4 vitesh dhe kërkoi ‘zhbërjen’ e tyre, Jenishehri gjobitet për padi abuzive me 50 mijë lekë nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor
Më 12 mars të këtij viti, Jenishehri çuditërisht ankimoi në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke kërkuar “zhbërjen” e tyre, 4 vite pasi u zhvilluan.
3 Prill, 19:26 -
Me puset e naftës në oborret e shtëpive, banorët e Kuçovës: Rrezik për jetën! ‘Albpetrol’: Do rrethojmë puset në zonën urbane
Lagjia "11 Janari" në Kuçovë, është në rrezik permanent nga puset e parrethuara të naftës që ndodhen në oborret e banesave. Banoret kërkojnë nga Albpetrol të rrethohen dhe pastrohen puset pasi ndotja është tejet e lartë.
3 Prill, 15:30 -
Greva 24 orëshe në Greqi, Aviacioni Civil njoftim të rëndësishëm: Më 9 prill anulohen fluturimet për dhe nga aeroportet greke
Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill. Ky njoftim nga Aviacioni Civil vjen për shkak të grevës 24 orëshe të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.
3 Prill, 13:37 -
Përleshje, goditje me thikë, pastaj një javë inskenim! Misteri mbi rolin e prindërve të 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare në Itali
Shumë pikëpyetje në rrëfimin e 23-vjeçarit, i akuzuar për vrasje me dashje të shqiptares Ilaria Sula në Romë. Roli i prindërve që ishin në shtëpi me të mbetet gjithashtu mister. Inskenimi me celularin e 22-vjeçares dhe zgjedhja e vendit ku hodhi valixhen me trupin e pajetë hedhin gjithashtu dyshime.
3 Prill, 08:13 -
Raporti i SPAK: Shqetësuese, policia përgjysmoi referimet në vitin 2024! Qytetarët kryesojnë në denoncime! 16 grupe kriminale, anëtarë edhe zyrtarë
Në raportin e vitit 2024, SPAK e sheh shqetësues faktin që referimet nga Policia e Shtetit janë përgjysmuar, në krahasim me vitin paraardhës, ku ishte institucioni kryesor referues. Besimi është rritur nga qytetarët, të cilët marrin primatin. Në 2024, SPAK evidentoi 16 grupe kriminale, 10 prej të cilëve të provuar. U rrit numri i pasurive të sekuestruara, por u ulën konfiskimet, ndërsa vlera e të dyve është në rritje.
2 Prill, 18:40 -
-
Raporti i SPAK për 2024: Presion nga grupet kriminale, politika e media! U sekuestruan 2.8 mld lekë, 3096 telefonë të përgjuar! Zero dekonspirim
SPAK i kërkon Kuvendit të ndërhyjë për ta mbrojtur Prokurorinë e Posaçme nga presionet e jashtme, që vijnë nga krimi, politika dhe media. Në raportin vjetor, nënvizohet se këto sulme rrëzojnë procesin hetimor. Prokurorët janë po ashtu të shqetësuar se ç'do të ndodhë me ta kur tu mbarojë mandati, gjë që sipas tyre ndikon hetime të rëndësishme të SPAK.. Në total, gjatë viti që lamë pas janë sekuestruar 2.8 mld lekë, u konfiskuan 938 mln lekë dhe 27 mln euro.
2 Prill, 15:06 -
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçka-Gaçi, i paditi Beleri nga burgu! Prokurori Dado s'i gjeti shkelës në tjetërsimin e 10 mijë m2 në Himarë! ‘Odisea’ e mandatit të deputetes deri në ‘Venecia’
Edhe pse e kishte mbyllur çështjen pasi nuk gjeti vepër penale, Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të regjistrojë si procedim penal një padi të Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. nëse nuk e ankimon në Apel. Për padinë e Belerit u dënua ish kryebashkiaku Goro, dhe lidhet me tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Himarë, ku Gaçi do bënte investimin strategjik.
2 Prill, 14:29 -
Behgjet Pacolli denoncon skemën e mashtrimit: Persona të caktuar në Shqipëri po kërkojnë para në emrin tim! Kërkojnë shuma deri në 95 mijë euro
Biznesmeni nga Kosova ka bërë një apel ndaj qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit, pasi disa persona të caktuar po përdorin të dhënat e tij për të kërkuara para në emër të tij. Pre e mashtrimit kanë rënë disa persona.
2 Prill, 09:23 -
'Musk rikthehet sërish në fron, sposton Bernard Arnault,' del lista e Forbes: Ja kush janë 10 personat më të pasur të botës
Gati një e treta e listës së këtij viti vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mbetet vendi me më shumë miliarderë deri tani. Një rekord prej 902 miliarderësh amerikanë u rendit (nga 813 vitin e kaluar), me një vlerë rekord prej 6.8 trilionë dollarë së bashku.
2 Prill, 07:00 -
-
Meloni në mbështetje të Le Pen pas dënimit: Kush beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur
Marine Le Pen, udhëhesja e ekstremit të djathtë në Francë, u dënua nga Gjykata e Parisit me 4 vite burg, por ajo nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli. Dy vite mund t’i kalojë në liri me kusht dhe dy të tjerë me byzylyk elektronik ndërsa është gjobitur edhe me 100 mijë Euro.
1 Prill, 11:50 -
Të mbijetuarit e tërmetit në Mianmar pa ushqim dhe strehë ndërsa numri i viktimave rritet në 2700
Situata në Mianmar po bëhet gjithnjë e më dramatike pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar. Mes numrit të viktimave që ka shkuar në 2700 janë edhe të mbijetuarit të cilët po përballen me kushte të vështira
1 Prill, 10:31 -
-
Kampi i Gjadrit do të përdoret për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, Komisioni Europian: Dekreti i Melonit, në përputhje me ligjin e BE
Dekreti i lejon Italisë të transferojë në Shqipëri edhe emigrantët që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Masa parashikon që ata të qëndrojnë në këto struktura deri në 18 muaj, kohë e nevojshme për përfundimin e procedurave të dëbimit në vendet e tyre të origjinës.
31 Mars, 16:04 -
Çmontohet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë/ Arrestohen disa persona, gjendet lëndë narkotike me vlerë prej 482.500 euro
Hetuesit zbuluan një plantacion të dytë, ky i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji. Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh.
31 Mars, 12:55 -
-
-
Tkurrja e euros ‘mposhti’ Bankën e Shqipërisë! Vjet u blenë 932 mln euro por zhvlerësimi nuk ndaloi! Rezerva në shifra rekord
Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 932 milionë euro vjet nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Megjithëse shifra e blerjeve ishte në rekord historik, përsëri ka rezultuar e pasuksesshme për të stabilizuar kursin, pasi monedha evropiane vijojë të zhvlerësohet.
30 Mars, 20:03 -
-
