-
-
Del ta presë në Rinas, Fatmir Mediu mrekullohet për mbërritjen e LaCivita-s
PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel sot në 19:00 fushatën elektorale të 11 majit. Pasi u zhduk që prej ‘prezantimit’ si këshilltar për PD, amerikani LaCivita vjen në Tiranë, ku pritet që të mbajë edhe një fjalim në mitingun hapës të fushatës.
11 Prill, 17:48 -
Fushata/ Beteja për votat e 11 majit spostohet në veri të Italisë! Të dielën Rama në Milano, Berisha në Breshia
Pasi të kenë hapur zyrtarisht në Tiranë fushatën, dy kandidatët për kryeministra do të matin forcat, në diasporën e Italisë. Rama dhe Berisha do të jenë në veri të Italisë të dielën, njëri në Milano e tjetri në Bresha.
11 Prill, 17:00 -
Arma sekrete e Kinës në luftën tarifore me SHBA/ Frika që 'fshihet' në Wall Street
Të mërkurën, 9 prill, Trump njoftoi një moratorium 90-ditor për disa vende që janë përfshirë në përplasjen e tarifave të ndërsjella. Megjithatë, qëndrimi i tij ndaj Kinës nuk ka ndryshuar përkundrazi, ai e ka përshkallëzuar më tej situatën duke propozuar tarifa doganore deri në 125%.
11 Prill, 15:34 -
Itali/ Pesë vite përgjime, çmontohet organizata e narkotrafikut me 71 anëtarë! Vdekja nga mbidoza e trafikantit shqiptar zbuloi rrjetin, 80 kg drogë e kapur
Operacion i madh antidrogë në Lombardi, ndalohen edhe 11 persona të tjerë, shkon në 71 numri i të akuzuarve, mes tyre edhe femra. Destinacion trafiku nga portet e Europës në veriun e Italisë, kryesisht Monza, Bergamo dhe Rimini. Hetimet nga viti 2020. Shqiptari u kap më 11 kg kokainë, por më pas vdiq mistershëm nga mbidoza. Mbi 60 kg kokainë e kapur, pjesa tjetër hashash dhe marihuanë
11 Prill, 10:48 -
-
Rama: Me anëtarësimin në BE mbyllim diskriminimin ndaj nesh! Me diasporën deri në 1 mln vota, në Durrës marrim mandatin e 9-të
Rama u ndal në Durrës me të rinjtë duke folur për rëndësinë e votës në 11 Maji. Kreu i qeverisë tha se shqiptarët nuk do të diskriminohen më si më parë, sipas tij. Në fund, kryeministri kërkoi, duke nënvizuar se në Durrës janë shumë afër mandatit të 9-të dhe, sipas tij, ekziston besimi për ta marrë.
10 Prill, 18:42 -
Zgjedhjet në Report Tv/ Pëllumbi: PD bën premtime elektorale se e di që nuk fiton, objektivi ynë BE-ja! Hoxha: Do bëjmë përmbysje historike, PS edhe programin na e vodhi
Zgjedhjet, programi, premtimet dhe objektivat. Të ftuar për debat dhe analizë politike në ‘Studio Live’ sot ishin dy kandidatë për deputetë, Lisandër Hoxha nga PD dhe deputeti aktual i PS, Arben Pëllumbi
10 Prill, 17:29 -
-
Spanja dhe Italia garojnë 'kokë më kokë', Anglia zyrtarizon pesë skuadra në sezonin e ardhshëm të Champions League
Zyrtarisht, Premier League në Angli ka arritur pikët e nevojshme për t’u përfaqësuar me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions League. Gara tanimë do jetë mes Spanjës dhe Italisë që ta fitojnë këtë të drejtë.
10 Prill, 12:13 -
Nis paketimi i fletëve të votimit për zgjedhësit në diasporë! Celibashi: Postieri 3 herë në adresën e emigranti, lë shënim! Zarfet qëndrojnë në postë deri më 4 maj
KQZ nisi sot vulosjen e zarfeve me fletë votimi për në diasporë dhe pakot e para do të dërgohen të hënën. Ilirjan Celibashi tregon se postieri do të shkojë deri në 3 herë në adresë dhe votuesi ka të drejtë ta tërheqë pakon edhe në zyrën postare. Por zarfi zgjedhor nuk do të rrijë në pritje përtej datës 4 maj.
10 Prill, 10:13 -
-
Pse Trump pezulloi tarifat doganore: detyrimet e thesarit nën presion dhe 14.5 trilion dollarë që u ‘zhdukën’ në 5 ditë
Kur ai e shpalli këtë dje, kapitalizimi i tregut që ishte zhdukur në njëmbëdhjetë javët e para të presidencës së tij ishte i barabartë me produktin e brendshëm bruto të Kinës, ekonomisë (deri tani) më të madhe në botë për nga vëllimi i prodhimit.
10 Prill, 08:03 -
Itali/ Iu gjet në kompani pistoleta e përdorur në grabitje, arrestohet shqiptari administrator i makinave me qira! Përdorte dhe mjetin e vjedhur, në kërkim 4 të tjerë
Policia e Lecce-s zbarkoi në subjektin privat që administronte 35-vjeçari. Fillimisht u zbulua makina me targa gjermane, e vjedhur, që përdorej nga i dyshuari në dhëniet me qira për klientët. Në printerin e zyrës u zbulua pistoleta ‘Beretta’ me 8 fishekë, e përdorur në një grabitje të vitit 2023. Identifikohen 4 të tjerët, anëtarë të një grupi të trafikut të drogës, grabitjeve dhe krimeve të tjera
9 Prill, 16:47 -
Në një dekadë 2.5 mld € deficit, skema e pensioneve ‘ha’ buxhetin! Shkaqet puna në të zezë, nëndeklarimi i pagave dhe emigrimi
Brenda një dekade nga buxheti i shtetit kanë dalë rreth 2.5 miliardë euro për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Për shkak se vlera e kontributeve të paguara nuk mjaftojnë për pagesën e të gjithë pensionistëve, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Pensionet janë një nga pikat më të forta në programet e partive politike.
9 Prill, 16:11 -
Kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas në Sarajevë, akuzon dhe Dodik-un: Nuk tolerojmë veprimet për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës! Minoi institucionet dhe cenoi sovranitetin kushtetues
Pas Tiranës, shefja e politikës së jashtme europiane, njëkohësisht zv/presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, vizitoi Bosnje-Hercegovinën. Mesazh të fortë kundër përpjekjeve të Milorad Dodik, liderit serb të Republikës Srpska, ndaj të cilit është kërkuar aurdhër-arrest ndërkombëtar, njëkohësisht i shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të, sikurse edhe Sali Berisha në Shqipëri
9 Prill, 14:40 -
‘Na duhet votë e fortë më 11 maj për integrimin!’ Balla VIDEO-mesazh nga Brukseli: Ja çfarë përfiton Shqipëria me anëtarësimin në BE, ku ishim dhe ku jemi
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, iu përgjigj interesit të qytetarëve mbi ndikimin ekonomik dhe social të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
9 Prill, 13:21 -
Nesër nis paketimi i zarfeve të votimit për diasporën, shpërndarja nis për 5 ditë! Gjykata e Tiranës miraton formularin e ankimit për emigrantët që nuk gjejnë emrin në lista
Brenda një jave, emigrantët e parë do të kenë në duar zarfet zgjedhore, dhe do të kenë mundësi të votojnë përpara se ne në Shqipëri të shkojmë tek qendra e votimit më 11 maj. Vota në diasporë bëhet përmes postës, ndaj emigrantët duhet të dinë si të takohen me postierin për ta marrë zarfin, dhe si ta dërgojnë votën në atdhe. Gjykata e Tiranës miraton edhe formularin e ankimit për ata emigrantë që nuk gjejnë emrin në lista. Afat për ankimin deri më datë 11 prill.
9 Prill, 12:37 -
S’ka gjyqtarë, 41 mijë dosje në ‘supet’ e Gjykatës së Apelit! Monitorimi i Institutit të studimeve Publike e Ligjore: Procese që zgjasin 2 vjet
Nga monitorimi që Instituti i Studimeve Publike e Ligjore i ka bërë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, rezulton se një pjesë e madhe e vendimeve vonojnë shumë kohë, edhe mbi 2 vjet. Ceket që vendimet që nuk janë të nevojshme të argumentohen me qindra faqe të shmanget. Ata sugjerojnë edhe ndërhyrjen e teknologjisë për menaxhimin e çështjeve.
8 Prill, 18:22 -
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë në lagjen ‘Don Bosko’, 28-vjeçarit i sekuestrohen gjysmë kilogrami kokainë dhe valutë cash
Policia italiane mori informacione se i dyshuari shiste lëndë narkotike në zonën e Bolzanos, ndërhyrja kur po shpërndante dozat e radhës te narkomanët. Ja çfarë u sekuestrua, dyshohet si pjesë e një rrjeti të organizua
7 Prill, 16:30 -
