-
-
Operacioni/ SPAK: Grupi kriminal trafikoi drogë me vlerë 1.7 mln euro nga Saranda në Greqi! 2 policë në pranga, pjesë e skemës edhe ish-efektivi që kandidoi me Berishën për Roskovecin
Sasi të konsiderueshme droge, me vlerë 1.7 mln euro një vetëm një episod ka trafikuar grupi kriminal i shkatërruar nga SPAK, që kishte në përbërje edhe 3 shefa policie. SPAK njofton se pjesë e grupit ishin edhe shtetas italianë ndërsa drejtohej nga 2 trafikantë, Kristi Qirizi dhe Eldian Allushi. Uniformat blu të përfshira kishin SkyECC, ndërsa policia njoftoi pezullimin e tyre pa pagesë.
2 Mars, 11:11 -
Plani ambicioz i investimeve për vitin 2024 nuk u realizua me 170 mln €! Eksperti: Shpenzimet keqplanifikohen, projektet infrastrukturore zvarriten
Gati 170 milionë euro “u dogjën” nga institucionet vendase pasi nuk arritën t’i shpenzonin për investime të planifikuar deri në mbyllje të buxhetit për vitin 2024. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se vjet investimet ishin 1.1 miliardë euro nga 1.3 që ishte plani. Ekspertët thonë se ka keqplanifikim buxheti por kanë ndikuar edhe hetimet e SPAK.
2 Mars, 10:00 -
Primaret/ PD publikon me vonesë rezultatin për qarkun e Tiranës! Ja si u VOTUA në 12 qarqet, ‘shpërblehen’ besnikët e Berishës si Gjin Gjoni
PD vonoi publikimin e rezultateve për qarkun e Tiranës. Zyrtarisht rezultatet për të gjitha qaret nga PD u publikuan në mbrëmje, ndonëse numërimi ishte mbyllur. Në Tiranë Kadiu, Tabaku, Balliu, Alimehmeti janë ndër më të votuarit.
2 Mars, 07:46 -
SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë: S'do financojmë një luftë në një vend të largët
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.
1 Mars, 12:06 -
“Prova” e SPAK që e çoi në burg/ Report Tv zbuloi shtëpinë modeste 1 katëshe të gomistit në Yrshek! Reagon Veliaj: Ja çfarë më faturoi si korrupsion prokurori ndërtues
Një nga firmat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për një leje ndërtimi për të cilën akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndodhet në burg, është për një shtëpi modeste 1 katëshe në Yrshek, në pronësi të një gomisti të cilin Report Tv arriti ta gjejë. Veliaj: Prokurori ndërtues ma ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1 katëshe
1 Mars, 09:55 -
Arrestimi në zyrë/ Erion Veliaj letër ILD-së dhe KLP-së: Pezulloni nga detyra Ols Dadon! Prokurori në konflikt të hapur interesi më kërcënoi e shantazhoi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado, lidhur me shkeljet që Dado ka kryer në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt.
28 Shkurt, 18:18 -
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €
Bumi i ndërtimeve ka regjistruar rekord të ri vitin e kaluar. Në total bashkitë miratuan mbi 1300 leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2.4 milionë metër katror, ku mbizotërojnë lejet për rezidenca me vila apo me pallate shumëkatëshe. Vlera e lejeve të dhëna në vitin 2024-ën sipas INSTAT arriti në mbi 1 miliardë euro.
28 Shkurt, 14:53 -
Ulja e pagës deri në 10 mijë lekë të reja në muaj, mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë! Në të gjithë vendin preken 6500 arsimtarë
350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollorit janë prekur nga ulja e pagës së grupit. Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë, Leonard Trebicka thotë se rreth 6500 mësues në të gjithë Shqipërinë po përballen me të njëjtën problematikë
28 Shkurt, 09:39 -
-
-
Tani dosjet kundër qeverisë PD i mat me kile! Gazment Bardhi: Kam çuar 11.3 kg prova për Belinda Ballukun
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëron se do të dorëzojë në SPAK të tjera prova për zv/kryeministren Belinda Balluku të cilën e akuzon për korrupsion.
27 Shkurt, 19:41 -
Rama: Duam drejtësi me vendime të formës së prerë, jo me paraburgime pa gjyq! ‘Kafshimet’ e gabuara janë tragjedi
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë se drejtësia në vend duhet të jetë e pavarur dhe europiane. Gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 8,9 dhe 11 të Tiranës, ai tha se kërkohet drejtësi me vendime të formës së prerë dhe jo me paraburgime pa gjyq.
27 Shkurt, 18:10 -
-
-
Kupa e Mbretit/ Real Madrid më pranë finales, fiton 0-1 aktin e parë kundër Sociedad! Vinicius vuan racizmin e tifozëve (VIDEO)
Në ‘San Sebastian’ ndeshja ishte me raste dhe u desh goli i Endrick në minutën e 19-të që skuadra e Carlo Ancelottit të hidhte një hap të rëndësishëm në këtë kompeticion.
27 Shkurt, 11:01 -
-
Gjermani/ Atentati para Gjykatës së Bielfield, të plagosur babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit shqiptar Besar Nimani! Kapet një nga autorët (VIDEO)
Krimi i rëndë ndodhi dje pas seancës së radhës ndaj të dyshuarit kurd Huseyin Akkurt, kur familjarët e të dyshuarit po dilnin nga godina. Në pamjet filmike u pa vëllai teksa ecte duke çaluar me një këmbë dhe kur qëllohet me breshëri nga një makinë në lëvizje. Babai më rëndë. Policia ka gjurmuar edhe autorin e dytë
27 Shkurt, 08:28 -
-
-
