Kandidati prorus për presidencën e Rumanisë, Calin Georgescu, u arrestua teksa do të paraqiste kandidaturën e re për presidencën.
Këtë e ka bërë më dije vetë Georgescu përmes një postimi në Facebook.
“Unë u ndalova në trafik dhe u dërgova në Prokurorinë e Përgjithshme. Ku është demokracia, ku janë partnerët që duhet të mbrojnë demokracinë?”, thuhet në postimin në llogarinë e Georgescu.
Sipas La Repubblica, prokurorët kanë lëshuar një urdhër arresti kundër tij dhe kanë filluar kontrollin në shtëpitë e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe truprojës.
Shuma të mëdha parash, armë dhe municione u gjetën të fshehura nën dysheme në një dhomë sekrete: 900 mijë euro në shtëpinë e Horatiu Potra, truproja e Georgescu, tashmë i lidhur me Grupin Ëagner.
Georgescu po merret në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar.
Prokurorët dyshojnë për 27 persona për veprim kundër rendit kushtetues rumun, nxitje publike, fillimin e një organizate fashiste dhe deklarata të rreme për burimet e financimit të fushatës, por në deklaratën e tyre ata nuk përmendën emrin e Georgescu apo bashkëpunëtorët e tij.
Rumania u zhyt në kaos politik në fund të vitit të kaluar, kur Georgescu fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe duhej të përballej me reformisten Elena Lasconi në raundin e dytë.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një operacioni të dyshuar rus që synon të ndikojë në rezultat .
Komente


Kandidati pro Rus ? Nese nuk fiton ai qe duan lobet e cifuteve qe komandojne ekonomine e botes e etiketojne direkt kot pa lidhje me lloj lloj gjepurash por i ka dale boja dhe atyre
Përgjigju