-
Ferri i trafikut nga Rinasi në Tiranë! Por, a ka ndonjë autoritet rrugor që dëshiron të merret me këtë problem?
Hapja e një daljeje të autostradës pranë aeroportit nuk ka zgjidhur asnjë problem: kushdo që duhet të shkojë në Tiranë vazhdon drejt për të hyrë në autostradën Tiranë-Durrës, pa e ditur se po futet në një gjarpër makinash që lëviz me vetëm 10 km në orë!
10 Shkurt, 17:59 -
Veliaj në akuzë për korrupsion e pastrim parash! SPAK: U dha fonde publike e leje ndërtimi 5 biznesmenëve, paratë përfunduan te bizneset e OJF-të e gruas! Xoxa me Abulen gjeneruan 1.1 mln euro
Veliaj akuzohet Korrupsion dhe pastrim, Xoxa korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Sipas SPAK, Veliaj ka dhënë fonde publike e leje ndërtimi për 5 biznesmenët, lidhje e afërt e tij. SPAK thotë se paratë përfunduan te bizneset dhe OJF e Xoxës e Elman Abdule, duke gjeneruar 1.1 mln euro. Sekuestrohen 983 mijë € të Xoxës dhe vila 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Gentian Sula.
10 Shkurt, 16:06 -
Përplasje e dhunshme me tifozët dhe Policinë në derbi, AMP arreston efektivin e Gardës! Në pranga edhe polici i Vorës, u përfshi në aksident (EMRAT)
Përfshirja në incidentet e dhunshme të ditës së djeshme në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, i ka kushtuar shtrenjtë një punonjësi të Gardës së Republikës. Gjithashtu AMP ka prangosur edhe një polic të Komisariatit të Vorës në kryeqytet, që u përfshi në aksident
10 Shkurt, 12:31 -
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit e para, por kush i ka votat për Qeverinë?
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 41 për qind të votave, por shifrat nuk mjaftojnë për të formuar qeverinë i vetëm dhe Albin Kurtit do i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera. Rezultatet paraprake krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri.
10 Shkurt, 09:16 -
Probleme teknike në faqen e KQZ-së në Kosovë, shtrembërohen të gjitha rezultatet: Vetëvendosje del me 96% në Pejë (FOTOT)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përballet me probleme teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore, duke sjellë shifra të pazakonta në disa komuna të Kosovës.
9 Shkurt, 21:38 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti forcë e parë me 40.83%, por nuk arrin shumicën! Pason PDK me 22,15%, LDK 17.59% dhe AAK-NISMA 7.47%
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me mbi 40 për qind të votave, por do i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re.
9 Shkurt, 19:37 -
Sizmiologët grekë: Mbi 11700 tërmete në Santorini dhe Amargos që nga 26 Janari, rekordi më 6 shkurt me 1400 lëkundje në ditë! Intensiteti në rënie
Që nga fillimi i valës sizmike në zonën Santorini-Amorgos, nga data 26 janar dhe deri më 7 shkurt 2025, Laboratori ka zbuluar dhe lokalizuar gjithsej mbi 11700 tërmete, duke përdorur edhe metoda matëse me pajisje të inteligjencës artificiale. Shumica e tyre, mbi 9600 tërmete, me magnitudë 1.0 ballë, informon CNN grek
9 Shkurt, 18:16 -
Rekord, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024! Volumi i parasë cash u rrit me 300 milionë
Gati 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave vitin e shkuar, duke regjistruar shifrën më të lartë historike në 22 vite. Brenda 2026-ës pagesat me para në dorë pritet të kufizohen 700 euro.
9 Shkurt, 17:56 -
Berati, qyteti i preferuar i turistëve të huaj edhe në dimër! 900 mijë vizituan qytetin e UNESCO-s vitin e kaluar
Ndryshe nga qytetet e tjera që zhvillojnë turizëm vetëm në sezon veror, Beratit nuk i mungojnë turistët as në dimër. Nga India, Spanja e vende të tjera ata shprehen të impresionuar me bukurite e qyetit historik.
9 Shkurt, 17:42 -
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
Një polic u arrestua në Durrës pasi mori ryshfet 10 mijë euro për nxjerrjen e qindra litrave naftë nga anija e sekuestruar në janar që dyshohet se do e kontrabandonte. Blutë dhe AMP shpallën në kërkim 2 persona, dhe në hetim janë 7 të tjerë. Ata zëvendësuan naftën e sekuestruar me ujë, por u zbuluan nga policia.
9 Shkurt, 13:53 -
Zgjedhjet në Kosovë, gazetari Nura për Report Tv: Deklaratat e Grenell mund të ndikojnë në rënien e numrit të votave, Kurti do jetë parti e parë
'Deklaratat e Richard Grenell ndaj Kurtit, mund të ndikojnë në uljen e numrit të votuesve’, kështu është shprehur gazetari Artur Nura teksa komentoi zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë për zgjedhjen e kryeministrit të ri.
9 Shkurt, 12:24 -
-
-
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 40 për qind, më e ulët se më 2021 dhe 2019! Policia: Procesi ishte i qetë, pa incidente madhore
Zgjedhjet shihen si një referendum për kryeministrin Albin Kurti i cili kërkon një mandat të dytë. Votimi i sotëm përcakton se kush do të udhëheqë palën kosovare në negociatat me Serbinë, të cilat ngecën vitin e kaluar. Report Tv ndjek nga afër të gjithë procesin zgjedhor
9 Shkurt, 07:08 -
Selanik/ Lidhën dhe grabitën rojën e karburantit, arrestohet 31-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori grek! Pamjet e sulmit, u hoqën si klientë (VIDEO)
Dy persona sulmuan punonjësin e një karburanti në periferi të qytetit, në Stavroupolit. Pasi kërkuan 50 euro karburant, në vend të paguanin nxorën thikën. Pamjet e kamerave i tradhtuan dhe zbardhën krimin, morën 900 euro. Shqiptari me precedentë penalë
8 Shkurt, 19:33 -
-
-
-
Berisha premtoi çmontimin e SPAK nëse fiton zgjedhjet, Rama garanton vijimin e reformës në drejtësi: Oxhaku me blozë e mangallet e vogla duan t'i hedhin lakun
Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të vijojë të mbështesë reformën në dretjësi, pavarësisht kostove ndryshe nga kundërshtari i tij politik, Sali Berisha i cili aleatëve u premtoi se do të çmontojë SPAK nëse do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
8 Shkurt, 13:18
