-
-
Fasoneria në krizë prej rënies së euros, përsërit 6 kërkesa drejtuar Qeverisë: Ulje të tarifave doganore dhe grante për teknologjinë
Ndërmarrjet e sektorit të manifakturës kanë vijuar turin e takimeve me bizneset në qarqe, duke u ndalur sot në Elbasan. Shoqata ka përsëritur kërkesën për ndërhyrje fiskale nga qeveria përmes 6 masave financiare.
7 Tetor, 16:28 -
-
-
-
-
-
Ekskluzive/ 11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’, vizita 5 orëshe pranë Tregut Agroushqimor të Suel Çelës në Elbasan, deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron
Ergys Agasi, ditën e fundit të lirisë u ndoq hapi pas hapi nga forcat e policisë, thuajse gjatë gjithë kohës me dron, i cili ka dokumentuar me video dhe foto çdo lëvizje të tij. Agasi u pikas mëngjesin e 26 gusht në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës, të njohura si baza e Visit të Pojës. Pak para mesditës së 26 gushtit e mori mjeti luksoz, me të cilin udhëtoi drejt Elbasanit, ku qëndroi për gati 5 orë pranë Tregut Agroushqimor në pronësi të babait të shumëkërkuarit Suel Çela.
7 Tetor, 14:38 -
Durrësi me investim të ri në ujësjellës e kanalizime, qeveria jep dritën jeshile për projektin 118 mln euro, 50 mln euro të tjera për zgjerimin e projektit në Porto Romano (VIDEO)
Qeveria miratoi sot katër projekte të reja, duke prezantuar investime në Durrës, Tiranë dhe 50 shkolla publike
7 Tetor, 14:28 -
Territorialja nesër në Kuvend/ Mazniku shpjegon në Report TV çfarë ndodh me 15 bashkitë që shkrihen: Do të kenë më shumë shërbime dhe përfaqësim!
Një ditë para votimit në Kuvend të hartës që e çon vendin nga 61 në 46 bashki, Arbjan Mazniku shpjegon se 15 njësitë që shkrihen do të ruajnë qytetin, shërbimet lokale dhe përfaqësimin, ndërsa administratat dhe financat bashkohen me njësitë më të mëdha. Deputeti i PS-së mbron procesin përballë kundërshtimeve.
7 Tetor, 13:54 -
‘Më tha se quhej Berti’, Shpataraku: Nuk e njoha Agasin, e mora në rrugë se më bëri ‘autostop’! SPAK e rrëzon: E mori me makinë nga vila në Durrës
Ndonëse Ergys Agasi u kap në makinën që drejtohej nga Uljan Shpataraku, pasi policia e kishte mbajtur nën vëzhgim që prej daljes nga vila e Visit të Pojës, ish-zyrtari i Policisë ka pretenduar para hetuesve se nuk e njihte biznesmenin.
7 Tetor, 13:51 -
-
70-vjeçarja humbi jetën në aksidentin në aksin Elbasan-Peqin, banorët të shqetësuar: Nuk respektohet sinjalistika
Humbja e jetës së një 70-vjeçareje, si pasojë e një akisdenti mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin ka rikthyer shqetësimin e banorëve të zonave përreth. Për Report Tv ata shprehen se shpeshherë sinjalistika rrugore nuk respektohet nga drejtuesit e automjeteve, ndërsa kërkojnë kontrolle më të rrepta në këtë segment.
6 Tetor, 15:27 -
Punime në Tunelin e Krrabës, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë, ARRSH publikon planin e punimeve (VIDEO)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga e mërkura e 7 tetorit, do të nisë punimet për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës, çka do të sjellë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve gjatë natës.
6 Tetor, 15:17 -
Sot sfida me San Marinon, rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ do të bllokohen që prej orës 17:00! Ja plani i masave
Sonte në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja Shqipëri-San Marino në kuadër të Ligës së Kombeve. Për mbarëvajtjen e ndeshjes Policia e Shtetit ka hartuar plan masash.
6 Tetor, 09:10 -
-
Kapet në flagrancë, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet për korrupsion! I kërkoi 400 mijë lekë një kompanie
Administratori i kompanisë shtetërore Eco Elb e cila ka në menaxhim dhe inceneratorin e Elbasanit, është arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme. Leli Kaja u prangos në flagrancë pak pasi kishte marrë 400 mijë lekë të rinj, të cilat ia kishte kërkuar në formë ryshfeti një kompanie private.
5 Tetor, 18:10 -
-
-
Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
Mbi 7 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore, në 6 universitetet publike të rretheve: Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Vihet re trendi në rritje për degët që kanë treg pune, si infermieria, inxhinieria dhe ekonomia, ndërsa surpriza e këtij viti është sporti.
5 Tetor, 14:23 -
Aktivitetet kulturore/ ‘E zonja e bujtinës’ në teatrin 'Andon Zako Çajupi' në Korçë! ‘Nëntori 29’ ekspozitë në Galerinë FAB, Tiranë
“Nëntori 29” është ekspozita vjetore e pikturës e çelur në Galerinë FAB në Tiranë e që do të vijojë deri më 13 tetor. Ekspozita mbledh 32 artistë shqiptarë, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët qasjeje, breza dhe gjuhë të ndryshme të pikturës bashkëkohore
5 Tetor, 11:54