-
'Paralizohet' juglindja, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Pogradec! ARRSH: Mund të hapet sot! Ura e degraduar, duhet shembur (VIDEO)
Për shkak të dëmtimeve në rrugën Librazhd-Pogradec, ARRSH bllokoi tërësisht qarkullimin. Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.
22 Shkurt, 11:06 -
Tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale të Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona! (EMRAT+AKUZAT)
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e Suel Çelës. Të pandehur janë 21 persona, mes të cilëve ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni, si dhe gazetari Artan Hoxha.
22 Shkurt, 10:09 -
-
-
-
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks
Ky aks rrugor ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, në një kohë kur mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën. Aktualisht ka nisur qarkullimi i mjeteve duke rritur kështu fluksin në këtë rrugë.
21 Shkurt, 16:42 -
-
-
‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec bllokon qarkullimin! ARRSH udhëzon drejtuesit: Përdorni këto rrugë alternative... (VIDEO)
Një rrëshqitje masive dherash ka çarë dhe deformuar rëndë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, duke detyruar ARRSH të bllokojë qarkullimin. Lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi dhe e shton distancën me një ore. ARRSH ka udhëzuar drejtuesit të përdorin rrugë alternative.
21 Shkurt, 09:55 -
-
PD 3 orë ‘luftë’ me molotovë kundër policëve! Arrestohen 18 'kryengritës të armatosur', mes tyre 3 të mitur! 28 në hetim, edhe organizatori Klevis Balliu
Pas dhunës dhe molotovëve drejt Kryeministrisë, Kuvendit, xhamisë së Namazgjasë dhe policëve, 18 militantë janë arrestuar dhe 28 janë nën hetim, mes tyre edhe Klevis Balliu. Asnjë deputet tjetër i PD nuk është proceduar penalisht, ndonëse në terren mes tyre pati edhe përplasje me efektivët. Policia sekuestroi 25 molotovë të pashpërthyer të ‘grupit të zjarrit’, të fshehura në çanta.
21 Shkurt, 08:41 -
-
-
-
U ekstradua nga Belgjika, Mario Çela kërkon nga GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë! Mungon në seancë, pretendon probleme shëndetësore
I ekstraduar pak ditë më parë nga Belgjika, vëllai i Suel Çelës, Mario Çela, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë për shkaqe shëndetësore. Sot ai nuk është paraqitur vetë në seancën që po zhvillohet dhe po përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni.
20 Shkurt, 12:33 -
-
Shirat e dimrit nxjerrin në pah punimet e dobëta të rrugëve! Çarje në aksin Librazhd-Përrenjas, qarkullimi me një korsi! Shembje në Gjirokastër-Tepelenë, Qeparo-Kuç, Maliq-Gramsh
Rrugët nacionale në jug dhe juglindje, disa prej tyre të sapo ndërtuara, kanë pësuar dëmtime e shembje të shumta. Në aksin Librazhd-Përrenjas, ku është problematika më e madhe, kalohet vetëm me një korsi. Trafiku është mjaft i rënduar.
20 Shkurt, 08:05 -
-
-
Akuzat për Suel Çelën, Balla i përgjigjet Bardhit: Gënjeshtër, për këto ke akuzuar Flamur Nokën ti! Me ty kuptoj sesi duhet drejtuar një grup parlamentar (VIDEO)
Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Gamzent Bardhit në Kuvend për lidhjet dhe favoret e pretenduara nga PD të Ballës me Suel Çelën, kreu i bandës së Elbasanit.
19 Shkurt, 10:49 -