-
-
-
Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin (VIDEO)
Siç shihet në pamje, disa kate të ndërtesës janë shembur dhe kanë përfunduar mbi katet e tjera, ndërsa apartamenti ku dyshohet se nisi shpërthimi është dëmtuar rëndë, me mure të rrënuara dhe pjesë të brendshme të ekspozuara.
4 Nëntor, 18:28 -
'Ku të fle tani, kujt t’i bie në qafë?' Banori i pallatit të dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrëfen tmerrin: U hodha nga kati i dytë, më ra dera në kokë (VIDEO)
Një banor i pallatit 5-katësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, ka rrëfyer momentet e frikshme që përjetoi, duke treguar se është detyruar të hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar.
4 Nëntor, 18:21 -
-
Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe u turra me vrap në shtëpi (VIDEO)
Një banor i pallatit, i cili arriti të shpëtonte familjen e tij pas shpërthimit të fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, tregon momentet e panikut kur u fut me shpejtësi në banesë për të nxjerrë nënën dhe bashkëshorten, ndërsa rrëfen se tymi i zi e pengoi të ndihmonte persona të tjerë.
4 Nëntor, 17:10 -
-
-
-
-
-
-
-
E rëndë në Elbasan! Shpërthim i fuqishëm në pallat, shemben dy kate! Humb jetën një e moshuar, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (EMRAT + VIDEO)
Një tragjedi u shënua në një pallat në Elbasan, pas një shpërthimi të fuqishëm, që shkaktoi flakë në disa apartamente dhe shembi mbi njëri-tjetrin disa kate. Një grua e moshuar ndërroi jetë, ndërsa pronari i apartamentit në flakë ende nuk është gjetur. Paraprakisht dyshimet janë për shpërthimin e një bombole gazi.
4 Nëntor, 14:45 -
Aktivitetet kulturore/ Premiera botërore e veprës 'Minus 303', në Teatrin e Operas dhe Baletit! Edicioni i 11-të i festivalit 'Luleborë', në Shkodër
Shkodra bëhet gati të mirëpresë edicionin e 11-të të festivalit “Luleborë”, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 nëntor në teatrin “Migjeni”, duke sjellë dy ditë të mbushura me muzikë, ritëm, emocione, art dhe kreativitet.
4 Nëntor, 11:22 -
Buxheti i infrastrukturës dhe Energjisë 75.4 mld lekë! Ministri sqaron ku shkojnë paratë: Fokus tek rrugët, porti tregtar në Porto-Romano e aeroporti i Gjirokastrës (VIDEO)
Afro 75.45 miliardë lekë është buxheti i parashikuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministri Enea Karakaçi prezantoi në Komisionin e Burimeve Natyrore projektet që do të financohen gjatë vitit të ardhshëm, dhe se si do të ndahen paratë sipas programeve.
3 Nëntor, 16:45 -
Aktivitetet kulturore/ Baleti ‘La Sylphide’ në teatrin ‘Petro Marko’, Vlorë! Grupi ‘Burn’ koncert recital te Universiteti i Arteve
Një koncert simfonik nën drejtimin e dirigjentit Ermir Krantja dhe me pjesëmarrjen e pianistit Amir Xhakoviq vjen sonte në orën 19:00 në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.
3 Nëntor, 13:01 -
Vendoret 2027/ Celibashi: Nuk dimë ende si do zgjidhen këshillat bashkiakë dhe përfaqësohen qytetet! Ndryshimet në Kod duheshin bërë me ‘Territorialen’ (VIDEO)
Me reformën territoriale të miratuar vetëm pak javë më parë, Kuvendi do të duhej të kishte ndryshuar edhe Kodin Zgjedhor, amendime që duhen bërë urgjent ndryshe vendoret e 9 majit 2027 rrezikohen seriozisht. Alarmin e ngre Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, i cili thotë se në Kod aktualisht nuk ekzistojnë dispozitat që rregullojnë se si do të zgjidhen anëtarët e Këshillave Bashkiake me përfaqësimin që do të kenë qytetet.
3 Nëntor, 11:31 -
Dosjet stok/ KLGJ gati vendimin: 84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë! Në GJL 9 gjyqtarë shtesë të përkohshëm
Në një kohë kur në gjykatat e vendit duhen vite për të marrë drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rritjen e ndjeshme të numrit të gjyqtarëve. Projektvendimi i hedhur për konsultim publik propozon që Shqipëria të ketë 519 gjyqtarë të përhershëm nga 417 që janë aktualisht, ku numri më i madh i shtesave shkon për gjykatat e shkallës së parë. Gjykata e Lartë bëhet me 9 gjyqtarë plus për të paktën 9 vite. Ky plan parashikon t’i kushtojë buxhetit të shtetit 14 mln euro çdo vit.
2 Nëntor, 19:18 -
Pr.buxheti 2027/ Maratonë diskutimesh në 7 komisione, miratohet në parim te ‘Ligjet’! 10.7 mld euro për pensione, shëndetësi, arsim, infrastrukturë e mbrojtje
Projektbuxheti 2027, me një vlerë prej 10.7 miliardë eurosh, ka nisur të shqyrtohet në komisionet parlamentare, ku dy prej tyre e kanë miratuar në parim. Fondet më të mëdha parashikohen për mbrojtjen sociale, ndërsa rreth 2 miliardë euro do të shkojnë për investime publike. Ndryshime parashikohen edhe për pensionet dhe bonusin e bebeve.
2 Nëntor, 16:46 -