-
Kumbaro sqaron përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla: Nuk është me detyrim! Udhëzuesi tregon si të përdoret pa i bërë nxënësit dembelë
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, thotë se nuk ka asnjë vendim që detyron përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla. Sipas saj, është përgatitur vetëm një udhëzues për përdorimin etik të saj, me synimin që IA të ndihmojë mësuesit dhe nxënësit të zhvillojnë mendimin kritik.
29 Shtator, 15:15 -
-
Tentuan t’i zhvatnin 100 mijë € Dukës në emër të Ballës! 2 të arrestuarit dëshmi kontradiktore, Gjykata e Tiranës i lë në burg
Dëshmi që kundërshtojnë njëra-tjetrën kanë dhënë 2 të rinjtë e arrestuar të cilët tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës së FSHF, duke u hequr si Taulant Balla. Gjykata e Tiranës i la të dy në burg, ndërsa hetuesit dyshojnë se në krye të kësaj skeme mashtrimi është i shumëkërkuari Florian Gjergji, i cili u shkruan kryesisht biznesmenëve duke i kërkuar para në emër të politikanëve.
29 Shtator, 11:37 -
-
‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT)
Dy të rinj, të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupit të super mashtruesit në kërkim, Florian Gjergji, tentuan t’i marrin 100 mijë euro, kreut të FSHF-së, Armand Duka, duke u hequr si socialisti Taulant Balla. Pas kallëzimit në polici nga vetë Duka, agjentë të infiltruar komunikuan me të dyshuarit në rrjetet sociale, derisa i arrestuan në flagrancë, kur do të merrnin paratë nga presidenti i Federatës.
28 Shtator, 11:45 -
Ish-kreu i SHISH nën arrest, Rama sot mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga New York! Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Mesazhi vjen në një moment kur SPAK po heton ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, për dyshime mbi nxjerrjen e informacioneve sekrete. Rama pritet të marrë pjesë edhe në mbledhjen e së hënës të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku do të diskutohet situata e krijuar për sigurinë kombëtare.
27 Shtator, 08:25 -
-
-
Berisha nga Elbasani: Pensionistët s’blejnë dot ilaçet, vidhen miliona euro me urdhër të Ramës! Paralajmëron grupet kriminale: S’do gjeni vend mbi tokë veç burgut
Sipas kryedemokratit Sali Berisha, të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, vjedhjen e miliona eurove nga shteti shqiptar e bëjnë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
25 Shtator, 19:23 -
Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala thotë për Report Tv se kreu i SHISH nuk mund të mbajë drejtpërdrejt informatorë. Sipas tij, SPAK mund të verifikojë pretendimin se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i Shërbimit, pasi çdo informator regjistrohet me kod e dosje, ndërsa dokumentohen detyrat, raportet dhe pagesat.
25 Shtator, 14:06 -
Hemodializa sërish privatit, anulohet tenderi 50 milionë euro! Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente
Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore njoftoi sot zyrtarisht anullimin e tenderit 50 milionë eurosh (pa TVSH) për hemodializën, për shkak të gabimeve dhe mangësive serioze në dokumentat e garës. Report TV e kishte paralajmëruar këtë vendim dy javë më parë.
25 Shtator, 12:54 -
‘Territorialja’/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep ‘Ok’ bashkimit me Cërrikun dhe Belshin (VIDEO)
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka dhënë sot mendimin pro për propozimin për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh.
24 Shtator, 19:56 -
-
Ministri Karakaçi: Në 2027-ën do të nisë ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Brenda nëntorit shpallet fituesi për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë
Ndërkohë përsa i përket autostradës Adriatiko-Joniane, Karakaçi tha se po punohet për studimin inxhinierik të segmentit më sfidues, Murriqan-Balldren, që po përgatitet me fonde grant nga Bashkimi Europian dhe pritet të dorëzohet në janar të vitit 2027 në ministri.
23 Shtator, 15:56 -
-
Ekskluzive/ Kreu i SHISH: Agasin e rekrutova informator! SPAK: Alibi, të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit! Zbardhen mesazhet, Hyseni: O shpirt...do ia hedhim
Drejtoresha e SHISH u mor në pyetje nga SPAK 4 ditë para se të lëshohej urdhërarresti. Ajo ka pretenduar se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH, por SPAK thotë se ka prova që vërtetojnë se ai merrte dhe diktonte informacionin që i duhej. Komunikimet Agasi-Hyseni bëheshin në Signal. SPAK: Për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit.
23 Shtator, 11:14 -
-
-
Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës
“Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar” janë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH-it prej vitit 2023. Hyseni ishte në një konferencë në Baku dhe u kthye në Prishtinë në mbrëmje, ndërsa në Morinë iu dorëzua autoriteteve shqiptare. Në pranga një drejtues në policinë shkencore dhe një kryekamerier i vilave qeveritare në Durrës.
22 Shtator, 08:22 -
-