-
Vlorë/ Punonjësit e sektorit të pastrimit protestojnë për kushte më të mira punë dhe mungesën e antidotës
Vlera e antidotës është ulur nga 7 mijë lekë të reja në 4 mijë lekë në muaj, por edhe këtë ata nuk po e përfitojnë. Punonjësit kanë kërkuar edhe kushte më të mira, pasi po rrezikojnë, ndërsa kanë theksuar se nëse vlera që përfitojnë prej 4 mijë lekësh nuk do të hidhet, atëherë protesta e tyre do të vijojë.
3 Shkurt, 19:14 -
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, Kapiteneria e Portit: Mos dilni në det të hapur!
Nga pasditja e së martës, deti në Vlorë do të bëhet i rrezikshëm dhe dalja në lundrim ndalohet. Për shkak të motit të keq, dallgët pritet të arrijnë nga 3.5 deri në 6.5 metra, duke e bërë lundrimin të rrezikshëm, sidomos për mjetet e vogla.
3 Shkurt, 13:29 -
-
Shkolla 'Lef Sallata' në Vlorë hap dyert pas rindërtimit, Rama: Kushte moderne për 650 nxënës e mësues!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se shkolla “Lef Sallata” në Vlorë është rindërtuar dhe tashmë ofron kushte të reja për 650 nxënës dhe mësues.
2 Shkurt, 19:06 -
Ekskluzive/ ‘Pa Gjurmë’ gjen çiftin e dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës! Nëna sheh mes lotësh foton e vajzës
Në një moment kyç të emisionit, u prezantua fotografia e vajzës së çiftit nga Llakatundi i Vlorës, e cila dyshohej se mund të ishte Bleona Mata. Nëna e pa për herë të parë imazhin, por theksoi se tiparet nuk përputheshin plotësisht.
2 Shkurt, 17:18 -
-
Aksident rrugor në Vlorë, kamionçina del nga lungomare, rrëzohet nga 7 metra lartësi dhe përfundon në breg të detit! Momenti kur shoferi i lënduar nxirret nga mjeti (VIDEO)
Një kamionçinë është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme në zonën e Kalasë, në Ujë të Ftohtë në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse anës rrugës dhe më pas ka përfunduar në zonën poshtë, pranë bregut të detit. Ai ka mbetur i dëmtuar rëndë, ndërsa policia po punonn për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
2 Shkurt, 11:25 -
Tatimet, kontroll në Vlorë dhe Sarandë! Zbulohen agjenci imobilare dhe kompani ndërtimi me një nipt të vetëm, mosdeklarime të punonjësve në sistemin tatimor
Nga aksioni në këto dy qytete, janë identifikuar agjenci imobiliare dhe kompani ndërtimi të regjistruara, të cilat operojnë me një nipt të vetëm. Shkelje të tjera janë vërejtur me mosdeklarimin e punonjësve të ndërtimit në sistemin tatimor
2 Shkurt, 10:59 -
Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht dhe zhvendoset në kryeqytet, punonjësit që protestuan transferohen në Tiranë e Fier
Zyrat e Kadastrës në Vlorë janë mbyllur përfundimisht. E gjithë drejtoria është zhvendosur në Tiranë ndërsa një pjesë e stafit është transferuar në kryeqytet dhe një pjesë në Fier. Shërbimi do u ofrohet qytetarëve online.
2 Shkurt, 10:39 -
Prej ditësh protestë, Bashkia e Vlorës u jep zgjidhje tregtarëve: Do të ndërtohen dy tregje të përkohshme industriale (VIDEO)
Tregtarët e Vlorës u lajmëruan disa ditë më parë për largimin nga zona ku prej vitesh ushtronin aktivitetin e tyre me një afat kohor 3 ditë për tu zhvendosur. Por bashkia nuk i kishte dhënë zgjidhje se ku tregtarët do të vijonin punën duke nxitur një sërë protestash në dyert e bashkisë.
30 Janar, 12:05 -
‘2A Group’ aksionere e aeroportit të Vlorës rrafshon kodrën e Mifolit! IKMT-ja i pezullon punën pas një jave! Prefektura: Po presim sqarime nga Bashkia
Kompania ‘2A Group’, aksionere në minorancë e shoqërisë koncesionare që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlores ka marrë tonelata me dhera, duke shkatërruar plotësisht një kodër në Mifol për të mbushur sipërfaqen e aeroportit. Punimet u nderprerë këtë të enjte me urdhër të IKMT-së, por mbetet e paqartë, si ka vepruar kompania pa një leje nga institucionet qendrore apo vendore. Bashkia e Vlorës dhe as vete kompania nuk iu përgjigjen kërkesës për informacion
29 Janar, 15:28 -
Aktivitetet kulturore/ Çelet sonte ekspozita ‘Post Bllok’ në ‘Bazament Art Space’! 'Valsi i Luleve' në teatrin 'Petro Marko', Vlorë
Një mbrëmje e veçantë muzikore me krijimtarinë e kompozitorit Fatos Qerimaj, ku tradita dhe fryma bashkëkohore takohen në skenë do të vijë nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në kuadër të stinës koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH-së
29 Janar, 15:22 -
Vlorë lagjja ‘Pavarësia' prej 3 orësh pa drita, linja u dëmtua gjatë vendosjes së rrjetit të ri të ujësjellësit (VIDEO)
Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” në Vlorë pa energji elektrike.
28 Janar, 23:09 -
IGJEO paralajmëron: Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë! Ndalohet dalja në det të hapur e mjeteve të vogla lundruese
Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës.Veriu, lindja dhe juglindja, veçanërisht zonat mbi 900 metra mbi nivelin e detit, pritet të përballen me reshje dëbore.
28 Janar, 16:54 -
“Dallgë deri në 2.5 metra”- Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla: Pritet përkeqësim i motit gjatë këtyre dy ditëve
Kapiteneria e Portit të Vlorës ka paralajmëruar përkeqësimin e kushteve të motit në Gjirin e Vlorës dhe ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe të atyre të peshkimit për 24 orë.
28 Janar, 12:57 -
-
-
Ndërtimi i tregut të ri në Vlorë, tregtarët gjejnë zgjidhje pasi mësyjnë brenda në Bashki! S’do zhvendosen deri në gjetjen e një ambienti të ri
Bashkia e Vlorës do të nisë punën për tregun e ri, por ende nuk ka gjetur një ambient se ku do të zhvendosen tregtarët. Pas protestës dy ditore, është dakordësuar se tregtarët do të qëndrojnë në aty derisa të gjendet një ambient për zhvendosjen e tyre.
27 Janar, 09:21 -
Ministri Salla takim me fermerët në Vlorë: Mbështetje për bujqësinë në Skemën Kombëtare 2026
Takimi në Vlorë, në kuadër të turit të konsultimeve me fermerët në mbarë vendin, për përfshirjen e tyre direkte në procesin e hartimit të politikave mbështetëse për sektorin bujqësor hartimin e Skemës Kombëtare 2026 për fermerët, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për orientimin më efikas të financimeve në sektorin e bujqësisë.
26 Janar, 16:28 -
-
Shkurti vjen i thatë, janari ikën me reshje! Specialistja e IGJEUM për Report TV: Intensitet i shtuar në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër!
Anila Gjoni, specialiste pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, paralajmëroi për një fund janari të paqëndrueshëm, me reshje të dobëta që gradualisht do të marrin forcë në disa zona të vendit veçanërisht në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.
26 Janar, 13:45