-
Mero Baze: Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn
Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobusa, plus 20 mijë lekë të vjetra për ushqim, dhe do sillen në Tiranë të protestojnë kundër jetës luksoze të Edi Ramës dhe qeverisë në tërësi, denoncuar nga Arben Ahmetaj. Kjo është e vetmja protestë ku nuk do të provohet lidershipi i Sali Berishës në PD, por i Arben Ahmetajt.
7 Shkurt, 21:27 -
PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Perla e Berishës: Skenarin do e shpallim nesër, se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona!
Teksa ndodhet në zjarrin e debateve të brendshme për Primaret, listat e mbyllura të deputetëve dhe me kreun e saj nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për korrupsion në aferën “Partizani”, PD është e paqartë edhe për protestën e nesërme. Berisha flet për taktika të fshehta
7 Shkurt, 19:38 -
SPAK vijon hetimet për falsifikim të diplomës, Këlliçi anulon protestat te Bashkia
Partia Demokratike anuloi sot protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Arsyet zyrtarisht nuk dihen, por vjen në kohën kur Belind Këlliçi organizatori i protestave po hetohet nga SPAK për diplomën mbi dyshimet për falsifikimin e dokumenteve lidhur me diplomën e shkollës së mesme.
7 Shkurt, 14:49 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët
SPAK kërkon dënimin për 8 të pandehur të akuzuar për shpërdorim detyre të marrë të pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën. Të 8 të pandehurve u është pranuar gjykimi i shkurtuar ç’ka u mundëson atyre uljen e 1/3-ës së dënimit.
7 Shkurt, 13:37 -
VIDEO/ Belind Këlliçi gënjen hapur! Përgënjeshtron veten brenda 4 minutave, në siklet nga akuzat se paguhet nga Belinda Balluku
Ish kandidati demokrat për kryebashkiak i Tiranës, i cili vijon të organizojë protestat para Bashkisë, ende nuk e ka sqaruar akuzën e bërë nga Ahmetaj se këto protesta i ndihmon me para zv. Kryeministrja Belinda Balluku. Madje në një studio televizive së fundmi përgënjeshtroi veten brenda pak minutave, duke e quajtur protestën një herë thellësisht partiake dhe një herë plotësisht qytetare.
5 Shkurt, 10:51 -
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
Pyetjes së një komentuesi mbi ish- ministrat në hetim nga SPAK, Rama iu përgjigj se PS ka treguar vullnet për t’i dhënë shqiptarëve një sistem drejtësie të barabartë pavarësisht kostove. Rama: Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz, individë që për fat të keq që i përkasin drejtësisë dhe jo PS.
4 Shkurt, 11:23 -
'Përplasja e Berishës me SPAK, i shkon për shtat PS-së', Dyrnjaja: 'Do t'i hiqet non-grata?' Nuk do çuditesha, Trump eksperiment politik i rrezikshëm
Analisti Denis Dyrnjaja ishte i ftuar në Report Tv për të folur mbi aktualitetin politik, teksa fushata zgjedhore është pranë, por tashmë me një sfond tjetër se më parë, atë të goditjeve të Prokurorisë së Posaçme sa majtas dhe djathtas.
3 Shkurt, 14:35 -
-
-
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
A është e vërtetë që ai ka pranuar bashkëpunimin me Belinda Ballukun për të mbledhur 20 veta para bashkisë? Dhe, nëse e ka bërë, a ishte Sali Berisha i informuar? Dhe përsëri, nëse e ka bërë, cila është pjesa tjetër e fshehtë e bashkëpunimit?
29 Janar, 15:05 -
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
Juristi Romeo Kara i ftuar në studion e 'Frontline Interview' në Report Tv thotë se Berisha është politikani që ka vrarë për të ardhur në pushtet dhe pushtetin e ka lënë me gjak. SPAK i kërkon të çojë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve ndërsa Ahmetajt i kërkon të bëhet i penduari i drejtësisë.
28 Janar, 20:20 -
-
Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japë leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!
Avokati Fatmir Merkoçi e quajti skandaloze rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila do të ketë të drejtën që me firmë të saj të aprovojë leje ndërtimi në një territor prej 2100 kilometrash katrorë tokë dhe kjo vetëm me një vendim
28 Janar, 19:14 -
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
Teksa PD duhet të nisë procesin e primareve dhe shumë prej figurave të saj kanë nisur fushatën me qytetarët e diasporën, Berisha thirri një protestë më 8 shkurt në Tiranë. Berisha komentoi edhe intervistën e dhënë nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, në televizionin e familjes Berisha.
28 Janar, 15:25 -
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë më 18 shkurt kërkesën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj kundër sekuestrimit të pronave dhe llogarive bankare të tij.
23 Janar, 09:19 -
-
Akuzat e Ahmetajt për Ballukun, Altin Dumani konfirmon hetimin për tunelin e Llogarasë
Kryetari i SPAK, Altin Dumani gjatë një takimi informal me gazetarët ka bërë të ditur se deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për kontratën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë janë në proces hetimor.
20 Janar, 13:21 -
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
Dyrnjaja thekson për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri' se PD është larg situatës në vitet 2004-2005, ku duke që ishte pranë pushtetit, ndërsa sot aleatja e saj më e ngushtë PL-ja është pothuajse e shkrirë. Sa i përket 8 janarit, Dyrnjaja thotë se demokratët e kanë lëpirë atë që kanë pështyrë dhe pranuan se janë bij të Berishës.
9 Janar, 14:26 -
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
Dhe këtu del në dritë grotesku madhështor i politikës hilanjose të Tiranës që kërkon të mbrohet në mënyrë tmerrësisht qesharake, por me mjete dramatike: “Më hetoni mua? Por shihni sesa të korruptuar janë këta!”, thotë Berisha, a thua se 99 hijet e grisë dhe të zezës tek kundërshtari, e bëjnë atë vetë të bardhë
7 Janar, 18:46
