Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në mënyrë të mbledhur strategjinë e re dhe prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tashmë që në krye të saj është emëruar për herë të parë një ministre grua, Albana Koçiu.

Në prezantimin e kësaj të fundit, Rama tha se ky është një moment historik, teksa theksoi se perceptimi i krijuar që ministri i Brendshëm është kryepolic, nuk do të ekzistojë më. Rama vlerësoi se Policia e Shtetit është pjesë e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, por punët e brendshme përfshijnë edhe një sërë detyrash të tjera.

"Ministrja e re vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë Ministri nga një Ministri tradicionalisht sipas standardit shqiptar, e policisë, në një Ministri të Punëve të Brendshme sipas standardit europian. Punët e brendshme nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit. Pavarësisht se Policia e Shtetit zë pjesën më të madhe të sferës së punëve të brendshme. Ka ardhur koha që askush të mos vërë në diskutim as faktin tjetër që ligji ynë e thonë në gjithë gjatësinë dhe gjerësinë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Jo vetëm se ligji dhe praktika demokratike e thonë këtë, por mbi të gjitha për një serë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash ashtu si duhet, ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në qasjen e kësaj Ministrie".

Një çështje thelbësore në punët e brendshme të vendit, që do duhet të jenë në fokus të ministres së re të Brendshme, sipas Ramës janë Prefekturat.

Këto të fundit, Kryeministri i konsideroi si fole që shpërndajnë rrogat dhe puna e tyre nuk lë gjurmë në qeverisjet vendore. Për këtë arsye, theksoi Rama, do të reformohen dhe në fund do të bëhet një analizë nëse duhet të ekzistojnë më apo jo.

Funksionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme, në realitet është i mangët. Institucione që e kanë humbur peshën, kanë humbur kuptimin. Na duhet një reformë për prefekturat, të cilën do ta bashkëudhëheqin që në konceptim ministrja e Brendshme me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor. Duhet të dalin në përfundimin a na duhen prefekturat apo nuk na duhen fare. Dhe nëse na duhen prefekturat, cfarë forme duhet të ketë, si të bëhen vlerë e shtuar, dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër 0-s”, u shpreh Kryeministri.

Edi Rama foli edhe për rritjen e sigurisë dhe mbikëqyrjen me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve të mëdha fillimisht.

Me sistem video-regjistrimi do të pajisjen edhe ambientet e brendshme të shkollave për të pasur panoramë të plotë dhe të qartë se çfarë ndodh. Kjo duhet pasur parasysh edhe faktin që fatkeqësisht kanë ndodhur ngjarje kriminale mes nxënësve nëpër shkolla.

Në këtë sistem të video-regjistrimit nëpër shkolla, Rama theksoi se Policia e Shtetit do të ketë akses në çdo kohë, ndërsa pamjet do të mund t’i shikojnë edhe prindërit.

“Siguri më e lartë në rrugë ku do mbulojmë me kamera inteligjente akset kombëtare dhe qytetet e mëdha si fillim. Siguria më e lartë në shkolla ku do t’i vendoset drejtorive të shkollave dhe prindërve sistemi i regjistrimit për veprimtaritë brenda shkollës dhe do jetë i aksesueshëm në çdo rast nga Policia e Shtetit.  Siguri më e lartë në mbrojtjen e territorit, plazheve, lumenjve, pyjeve përmes survejimit ajror me dronë dhe satelitorë, por na mungon edhe një komponent i fundit për ta bërë përfundimisht në kohë reale çdo cënim të territorit. Jo siç e kemi sot, që mund ta bëjmë në mënyrën periodike”, tha Kryeministri Edi Rama.

Ndërtimet pa leje ishin një tjetër çështje që duhet të jenë në fokus të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas Ramës. Në këtë pikë, Kryeministri pati edhe kritika, kur tha se ndërtimet pa leje në mes të Tiranës, në kullat e larta, nuk i sheh njeri, por në dyert e gjykatës përfundojnë 90-vjeçarë si ndërtues pa leje në Dajt.

Vetëm në këtë periudhë, është dhënë mesazhi që sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimin dhe pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe ti nuk e gëzon dot.

Sepse deri dje, i shikonin vetëm avllitë, një burrë 90 vjeç përfundoi në gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Sesi e gjeti policia këtë kriminel në një vrimë matanë Dajtit, do ishte për medalje ari nëse do të kishte mbetur vetëm ajo e atij. Ndërkohë në mes të Tiranës, 4-5 kate pa leje të cilat do t’i gëzojë shteti e jo ai që i ka ndërtuar”, tha Kryeministri.

Zjarrfikësit u përmendën gjithashtu nga Kryeministri, sipas të cilit, duhet të jenë në fokus të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak të emergjencës së zjarreve që tashmë duket se janë kthyer në një fenomen shqetësues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Koçiu mban fjalimin e parë si ministre e Punëve të Brendshme: Do të flasë puna për ne

Albana Koçiu ka mbajtur fjalimin e parë si ministrie e Punëve të Brendshme, ku tha se ka marrë një detyrë të rëndësishme.

Koçiu ka deklaruar se më të në krye, Ministria e Punëve të Brendshme, do të ngrihet në lartësinë e saj.

“Ju me të drejtë listuar një serë detyrash dhe çështjes të Punëve të Brendshme që me të drejtë që në letër janë, por që duhet bërë më shumë.

Me mua dhe ekipin e saj, Ministra e Brendshme do të ringrihet në lartësinë e saj për ta përfaqësuar më së mirë figurën e punonjësit publik. Duke filluar që nga ju që jeni këtu sot, që me profesionalizmin dhe integritetin tuaj, duhet të kryejmë një punë të rëndësishme, që në thelb janë themelet e shtetit.

Në momentin historik ku ndodhet vendi ynë, pasi Europa nuk është më një vizion por një realitet i prekshëm, ne si ekip, si skuadër do të çojmë përpara punë që kryeministri na ka besuar, që legjislacioni na ka ngarkuar, do të duhet që secili nga ju të marrë angazhimet e nevojshme për të na çuar përpara.

Unë besoj pak se kjo është një ministri që duhet të flasë pak dhe të punojë shumë dhe të flasë puna për ne.

Do doja që të falenderoja kolegun Ervin, për të gjithë punën që ka bërë dhe na ka lënë në dorëzim. Na priftë e mbara të gjithëve”, tha Albana Koçiu.

Ora 13:41
Siguria/ Rama: Kamera nëpër shkolla, policia do ketë akses në sistemin e video-regjistrimit

 

Nëpër shkolla, ku fatkeqësisht kanë ndodhur edhe ngjarje të rëndë kriminale mes nxënësve, do të ketë një sistem video-regjistrimi brenda tyre.

Kjo u tha nga Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi ministren e re të Brendshme Albana Koçiu, teksa shtoi se policia do të ketë akses në çdo kohë në këtë sistem video-regjistrimi të shkollave.

Po kështu, pamjet do të mund t’i shikojnë edhe prindërit.

“Siguri më e lartë në rrugë ku do mbulojmë me kamera inteligjente akset kombëtare dhe qytetet e mëdha si fillim. Siguria më e lartë në shkolla ku do t’i vendoset drejtorive të shkollave dhe prindërve sistemi i regjistrimit për veprimtaritë brenda shkollës dhe do jetë i aksesueshëm në çdo rast nga Policia e Shtetit.  Siguri më e lartë në mbrojtjen e territorit, plazheve, lumenjve, pyjeve përmes survejimit ajror me dronë dhe satelitorë, por na mungon edhe një komponent i fundit për ta bërë përfundimisht në kohë reale çdo cënim të territorit. Jo siç e kemi sot, që mund ta bëjmë në mënyrën periodike”, tha Kryeministri Edi Rama.

Ora 13:40
Rama: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkoi kapi një 90-vjeçar matanë Dajtit si ndërtues ilegal

Kryeministri Edi Rama pati sërish kritika në lidhje me ndërtimet pa leje, teksa u shpreh se në mes të Tiranës inspektorët përkatës nuk shihnin pesë katet pa leje, por ‘pikasnin’ disa në Dajt.

Kryeministri ironizoi situatat absurde ku qytetarë të thjeshtë, madje edhe të moshuar, janë ndëshkuar për ndërtime minimale, ndërkohë që ndërtues të mëdhenj kanë vepruar për vite të tëra pa pengesa. Rama përmendi rastin e "Syrit të Tiranës", kur tha se ka 4 ose 5 kate pa leje. 

“Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh pas atij për pritjen e Zhou Enlait. Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje”, tha Rama. 

Rama tha se e gjithë Shqipëria do të mbulohet në çdo cep me kamera sigurie për të evidentuar në kohë reale çdo shkelje të ligjit.

“Vetëm në këtë periudhë, është dhënë mesazhi që sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimin dhe pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe ti nuk e gëzon dot. Sepse deri dje, i shikonin vetëm avllitë, një burrë 90 vjeç përfundoi në gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Sesi e gjeti policia këtë kriminel në një vrimë matanë Dajtit, do ishte për medalje ari nëse do të kishte mbetur vetëm ajo e atij. Ndërkohë në mes të Tiranës, 4-5 kate pa leje të cilat do t’i gëzojë shteti e jo ai që i ka ndërtuar.

Transformimi teknologjik, një tjetër problem i madh. Na janë dashur muaj të tërë për të konkluduar në këtë sistem këtu, marrëveshjen më të rëndësishme për sigurinë me Emiratet e Bashkuara që tani më në fund u konkludua dhe që do të na japë mundësinë të kemi qytete inteligjente, mbulim me kamera inteligjente tërësisht nga rrugët, tek shkollat, brenda shkollës e klasës, për të na dhënë nivel sigurie të një standardi të lartë amerikan.

Hajde gjeje me juristët e punëve të brendshme dhe me ato të policisë sepse kjo administratë dhe ajo atje te Lana e ministrisë së Jashtme, kanë një tarbiat të vjetër, “lëre siç është se është më mirë. Mos i hy farë se më mirë nuk ka.”

Prandaj për t’a adresuar të gjithë domosdoshmërinë dhe ngritjen në një nivel tjetër, ministrja sjell me vete një eksperiencë të gjatë në administratë duke nisur që nga niveli i parë. Ministrja do udhëheqë përshkallëzimin e revolucionit digjital dhe futjen e inteligjencës artificiale dhe në këtë ministri në mënyrë që të rrisim parametrat e sigurisë në tërësi”, tha Rama.

Ora 13:37
Ringritja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive së Sekuestruara, Rama: Merita e Ervin Hoxhës dhe drejtoreshës

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar meritat e ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha për ringritjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive së Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe të drejtuesve të kësaj agjensie.

Rama tha se kjo agjenci funksiononte si njësi riciklimi, pasi sipas tij, pasuritë e sekuestruara i rishiteshin kriminelëve.

“Policia shkencore është një strukturë falë disa specialisteve të mirë aty, dhe i ka mbijetuar kohës. Por një polici shkencore e painvestuar, nuk është gjëkundi ashtu siç duhet për kohën që jetojnë.

Administrimi i Pasurive të Sekuestruara, ka filluar të bëjë  sens. Këtu merita është e ministrit që i dha vëmendjen e duhur kësaj njësie, por dhe drejtoreshës që vuri në vijë punën. Kjo njësi funskionte si njësi riciklimi për të sekuestruarit, ua merrnin me 1001 përpjekje dhe halle, ata që janë në luftë më krimin, dhe kjo njësia ua jepte me çmim të arsyeshëm mbrapssh dhe i blinin nga Ministria e Brendshme për 5 lekë.

Dhe policia e shteti mbetej pa infrastrukturën e duhur dhe kriminelët merrnin pallatet, që fare mirë mund të ishin komisariate”, tha Rama.

Ora 13:31
Rama: Lehtësuam vizat e punës, në ministri lajmi shkoi sikur ishte nisur me pëllumb! Ca drejtorë janë për librat e Franz Kafkës

 

Ndërsa prezantoi ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, kryeministri Edi Rama ironizoi Ministrinë e Brendshme. Rama tha se Gjendja civile ka ende probleme me sistemin. Kreu i qeverisë tha se kanë lehtësuar lejet e qëndrimit dhe të punës, por ndërkohë ky lajm në Ministrinë e brendshme shkoi sikur të ishte nisur me pëllumb. Rama tha me ironi se Ministria e Brendshme jeton në një zonë tjetër orare.

“Kemi bërë një proces të tërë për të lehtësuar lejet e qëndrimit dhe të punës edhe nën presionin pozitiv të sipërmarrjes dhe po u them që mbasi ne kemi miratuar gjithë procesin dhe kemi shkruar e zeza mbi të bardhë që duhen dhe mjaftojmë 7 ditë për të dhënë leje qëndrimi dhe pune, që të vinte lajmi në këtë ministri, ishte njësoj sikur ai legjislacion ishte nisur me një pëllumb, me një ligjin dhe VKM përkatëse të lidhura me spango te këmba e pëllumbit, që ishte nisur nga Kruja për të shkuar në portën e lartë. Ndërkohë ka personazhe të çuditshëm shefash e ku di unë, që vazhdonin vazhdimin me histori zvarritjes, që janë për librat e Franc Kafkës. Një nga shembujt që i kam konkret për të ilustruar, se kjo që them që Ministria e Brendshme jeton në një zonë tjetër orare, nuk është metaforë. Nëse për Shqipërinë ora është 1 e 30 pas dreke sot, për Ministrinë e Brendshme ora është 1 e 30 e natës. Duhet të presësh që të vijë darka këtu, që të zgjohen në ministrinë  e Brendshme. Nëse për Shqipërinë është ora 1 e 30 pas dreke, e një ditë shtatori 2025, për Ministrinë e brendshme është ora 1 e 30  e natës e nëntorit 2001. Gjendja civile akoma sot ka problematika me sistemin, standardet e shërbimit të kompanive të sigurisë private, se ato çetat e bajrakëve të dikurshëm, sot vazhdojnë të jenë në realitetin shqiptar, por quhen kompani private sigurie. ”, tha Rama.

Ora 13:27
Shapka të mbledhura si prova nëpër Shqipëri, Kryeministri Rama: Lemeri, mund të vishni gjithë pastrueset e Ballkanit

 

Nëpër të gjithë Shqipërinë, në zona të caktuara, ka automjete dhe prova të tjera të akumuluar nga policia si prova, të cilat ishin kthyer në problem për zënien e hapësirave dhe ndotje. Kështu tha Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme Albana Koçiu.

Ky problem tashmë ka filluar të marrë zgjidhje, tha Rama, i cili theksoi se edhe një numër i madh shapkash të mbledhura si prova nga policia e të lënë nëpër vendgrumbullime.

“Mund të vishni me shapka të tëra pastrueset e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri.

“Pas 35 vitesh po pastrohet Shqipëria nga disa tumore të tmerrshme të makinave, motorave e karrocave të mbledhura nëpër fusha si prova, fusha të tëra në qytet, në anë të qytetit me një kapacitet ndotës të llahtarshëm që nuk kishte zot që i lëvizte se thuhej këto i kemi prova. Numri i shapkave të mbledhura për prova nëpër Shqipëri, është i lemeritshëm. Mund të vishni me shapka të tëra pastrueset e Ballkanit. U desh vetëm vëmendje që tani po çlirohen qytetet nga këto burime kancerogjene”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

 

 

Ora 13:25
Rama: Prefekturat, fole që vetëm shpërndajnë paga! Do bëhet reforma për të kuptuar nëse janë të nevojshme apo jo

 

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sot në diskutim dhe vijimin e prefekturave si institucion. Shefi i qeverisë deklaroi se ministrja e Brendshme së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor do të hartojnë një reformë për prefekturat ku dhe duhet të nxjerrin në përfundim nëse funskioni i tyre është apo jo i nevojshëm.

“Duhet filluar nga godina e ministrisë. Ministria e Brendshme duhet ta shohë 360 gradë fushën e punëve dhe te orientojë drejtimin e punëve si në çdo vend të BE-së. Ndarja është shumë e qartë për sa i përket punëve të brendshme.

Administrata e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme janë dy administrata që jetojnë në një kohë orare tjetër. nuk është çështje e punonjësve, është për vizionin, orientimin, asaj që kërkohet nga administrata.

Faktikisht ndryshimi rrënjësor i administratës, që fillon nga ndryshimi i qasjes nën një drejtim që kërkon të shihen ndryshe punët e brendshme është një domosdoshmëri. Arsimi dhe edukimi i trupës policore, është çështje e Ministrisë së Brendshme. Funskionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme, në realitet është i mangët.

Instituione që e kanë humbur peshën, kanë humbur kuptimin. Na duhet një reformë për prefekturat, të cilën do ta bashkëudhëheqin që në konceptim ministrja e brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin Vendor. Duhet të dalin në përfundimin a na duhen prefekturat apo nuk na duhen fare. Dhe nëse na duhen prefekturat, cfarë forme duhet të ketë, si të bëhen vlerë e shtuar, dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër 0-s”, tha Rama.

Ora 13:23
Rama sulmon sërish ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant, ndërtues pa leje dhe falsifikator

 

Në prezantimin e ministres së re të Brendshme Albana Koçiu, Kryeministri Edi Rama foli edhe për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe rolin e saj, si dhe për të pasur drejtues të aftë në terren.

Kryeministri Rama gjeti rastin të sulmonte sërish ish-drejtuesin e AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, për të cilin tha se ndërton banesë pa leje dhe është falsifikator.

Sipas tij, ky drejtues duhet mbikëqyrur nga drejtësia dhe nuk e ka vendin në radhët e AMP-së.

“AMP është një strukturë e re, tërësisht e pavarur nga Policia e Shtetit, por me një sërë atributesh të reja e shërbimit të brendshëm deri para ca vitesh dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet që të adresojë si duhet objektin e punës së vetë, se nuk mund të kemi drejtues të AMP në territor që janë njëkohësisht ndërtues pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait, e ka bërë ndërtimin babai. A thua se meqë është babai i drejtorit është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. Drejtues falsifikator që mbulojnë babain ose e përdorin për mbulesë dhe bëjnë rolin e çarçafit duke deklaruar që ndërtimi është bërë në 2018. A thua përsëri se justifikon...por meqë 2020 është limiti i legalizimeve, drejtues injorant që nuk e ka mësuar akoma që kjo lloj gënjeshtre i ka bërë këmbët shumë të shkurtra sepse mjafton një ortofoto për të parë që ndërtimi nuk është bërë në 2018. Drejtues injorant. Ky duhet mbikëqyrur nga drejtësia”, tha ndër të tjera Kryeministri.

Ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit.

Ora 13:13
‘Zjarrfikësit janë lënë në planin e dytë’, Rama flet pas betimit të qeverisë: Policia ishte kthyer si çeta e ministrit të Brendshëm

 

Kryeministri Edi Rama pas betimit të kabinetit të ri qeverisës, prezantoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu, e para grua në krye të këtij dikasteri. Rama tha se zjarrfikësit janë lënë në dorë të dytë, ndërsa kritika pati edhe për mënyrën se si është operuar deri më tani mes Policisë e Ministrisë së Brendshme. Kryeministri u shpreh se Policia ishte si çeta e ministrit të Brendshëm.

“Zjarrfikësit janë lënë në planin e dytë, ndërkohë që problemi me i madh sot i shfaqur në verën që po kalon dhe që me sa duket do jetë problem qendror për vite në vijim, janë zjarret. Kanë dalë në planin e parë forcërisht, si një punë e brendshme për tu adresuar me një qasje, të përshtatshme, me një organizim dhe me forca çdo vit dhe më të reja. Duke pasur parasysh se çfarë ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që policia të ishte për shumë vite si çeta e ministrit të brendshëm, një vend që kishte mbi 100 e kusur vrasje në vit, apo një vend ku ringritja e policisë së shtetit pas asaj katrhure ku ne nisëm punën në 2013, e bënin policinë e shtetit prioritetin e prioriteteve. Tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm, sepse parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave, të paktën të gjysmës së poshtme të tabelës së klasifikimit të vendeve të BE”, tha Rama.

Ora 13:07
Prezantohet ministrja e Brendshme Albana Koçiu, Rama: Nuk është kryepolic, qasje e re për këtë institucion

 

Albana Koçiu është prezantuar si ministrja e parë grua në krye të Ministrisë së Brendshme. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij teksa prezantonte ministren Koçiu, tha se tashmë ky institucion duhet të fokusohet në të gjitha punët e brendshme të vendit dhe jo vetëm te Policia e Shtetit.

“Ky është një moment historik për Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi për herë të parë drejtimin e merr një grua. Ministrja e re vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë Ministri nga një Ministri tradicionalisht sipas standardit shqiptar, e policisë, në një Ministri të Punëve të Brendshme sipas standardit europian. Punët e brendshme nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit. Pavarësisht se Policia e Shtetit zë pjesën më të madhe të sferës së punëve të brendshme. Ka ardhur koha që askush të mos vërë në diskutim as faktin tjetër që ligji ynë e thonë në gjithë gjatësinë dhe gjerësinë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Jo vetëm se ligji dhe praktika demokratike e thonë këtë, por mbi të gjitha për një serë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash ashtu si duhet, ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në qasjen e kësaj Ministrie. Sot e gjithë ditën 35 vjet transformime demografie dhe transformimi fizik i vendbanimeve të qyteteve tona, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 19/09/2025 23:39

    ME sociologji nuk mund te behesh ministre rendi,,,je ne vendin e gabuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?