-
Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, me prani edhe të Kryeministrit, Edi Rama, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, dhe Ministrit të Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi rritjen e mundësive për aksesin në financë për sektorin e bujqësisë.
6 Shkurt 2025, 15:35 -
Tirana pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027, Rama drejt Spanjës: Do mirëpresim edhe samitin e NATO-s dhe europianin e futbollit të të rinjve! Kush i imagjinonte më parë?!
Pas 2 vitesh në Tiranë mbahet Kongresi Botëror i së Drejtës që mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. për kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë.
6 Shkurt 2025, 15:02 -
Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD
Leka theksoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se kërkesa e Berishës është në kundërshtim me ligjet dhe është një alibi për opozitën, që sipas tij, po përpiqet të justifikojë humbjen e sigurt në zgjedhjet e 11 majit.
6 Shkurt 2025, 13:58 -
-
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030. Rama theksoi se skema do t'u vijë në ndihmë sipërmarrësve ruralë, lidhur edhe me 'Paketën e Maleve', që do jetë sipas kryeministrit një histori suksesi.
6 Shkurt 2025, 11:50 -
-
Rama thumbon ish-kreun e PD-së: O Lul omëlsina ku je! Nga të gjitha ato që tha, vetëm tortën bëri! Replikon Basha: Hyre në histori për futjen e krimit në qeveri
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë përmes rrjeteve sociale.
6 Shkurt 2025, 10:57 -
-
-
-
-
-
'Ia kalove Enverit?', Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
Në zgjedhjet e 11 majit 2025 kryeministri Edi Rama u kërkon shqiptarëve mandatin e katërt. Nëse Rama fiton atëherë ai do të jetë kryeministri më jetëgjatë pas rënies së komunizmit. Në rubrikën “Sy m’sy” iu përgjigj një komentuesi i cili e pyeti: “A ke ndërmend ta lësh pushtetin, pasi ja ke kaluar dhe Enverit?”. Publikoi dhe shifrat e raportit të Këshillit Botëror të Turizmit të cilat evidentojnë se 4.5 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj vitin e kaluar në Shqipëri.
6 Shkurt 2025, 08:40 -
-
-
-
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
Qeveria vendosi të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportat për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe që duan të votojnë në 11 maj. Por kjo nuk e kënaq opozitën, e cila kërkon me ngulm të votojnë edhe ata emigrantë që nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Kjo mund të sjellë një dështim të enjten tjetër, kur duhet konsensus në Kuvend për të hequr tarifat e postës së votës për diasporën.
5 Shkurt 2025, 13:07 -
‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
Në platformën 'Sy më Sy', ku kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve apo shqetësimeve të qytetarëve që komentojnë në rrjetet sociale, këtë herë ka prezantuar Shqipërinë, që sipas tij gëzon një pozicion të ri dhe të konsoliduar në arenën ndërkombëtare. Përgjigjen ia ka dhënë një komentuesi që vendin e krahason me Somalinë.
5 Shkurt 2025, 10:12 -
Sistemi i pensioneve/ Rama: Me reformën e vitit 2014, pensionet u bënë më të larta
5 Shkurt 2025, 09:55


