-
Xhaferraj përsërit thirrjen për largimin e Berishës: Ngeli i sanksionuar nga SHBA, s’e mund dot Ramën
Xhaferraj thotë se tani Berisha duhet të largohet për shkak të humbjes në zgjedhjet e 11 majit dhe se konsiderimi i kësaj gare si farsë elektorale prej tij, nuk është gjë tjetër veçse alibia për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së
29 Korrik 2025, 16:00 -
-
Berisha kundër Drejtësisë dhe Kodit Penal: Altin Dumani dhe Irena Gjoka duhet të ishin në burg! Votën e Diasporës do e çojmë në Strasburg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sot përsëri ndryshimet në Kodin Penal dhe Drejtësinë, duke thënë se ata janë për burg, por shpërblehen nga pushteti dhe kryeministri Edi Rama, sikurse edhe organizatat kriminale.
29 Korrik 2025, 13:09 -
FOTOLAJM/ Opozita insiston se kryeministri fluturon me charter, Rama fotografohet me familjen në ‘economy class’
Ndërsa opozita vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama për udhëtime luksoze me charter, Rama me familjen fotografohen fshehurazi nga një bashkudhëtare në ‘economy class'.
29 Korrik 2025, 11:38 -
PAMJET me dron nga rruga Ersekë-Leskovik! Shkurton distancat, zhvillon turizmin dhe zbulon natyrën magjepëse të juglindjes
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje që nxisin për eksplorim nga rruga e sapondërtuar. Do i shërbejë jo vetëm banorëve, por edhe zhvillimit të turizmit, biznesit lokal dhe motivojë të rinjtë të mos largohen, duke ruajtur traditën
29 Korrik 2025, 10:50 -
-
Grushte kamerierit në Vlorë, avokati: Nuk e goditi polici, por shoku i tij! Isufi vetëm e shtyu, policia të marrë pamjet e plota
Mbrojtja e Ardian Isufit, policit të përfshirë në dhunën ndaj kamerierit në Vlorë vetëm për një shishe ujë, thotë se nuk është polici ai që e goditi 18-vjeçarin me grusht, por miku me të cilin ai ishte ulur për kafe. Avokati Kujtim Cakrani, kërkoi që policia të shohë të plota pamjet e dhunës në hotel, pasi ndaj efektivit po hidhet baltë.
28 Korrik 2025, 17:24 -
Shkodër/ Lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe zhvillon turizmin, punime me ritme të larta në rrugën Shirokë-Zogaj (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga këto punime, duke e cilësuar një investim të rëndësishëm infrastrukturur që jo vetëm nxit turizmin, por lidh edhe Shqipërinë me Malin e Zi
28 Korrik 2025, 16:53 -
PL bën bilancin e dëmeve nga zjarret në vend, Blushi: 80 milionë euro fatura deri tani
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha në një konferencë për shtyp ditën e sotme se rreth 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi, nga zjarret në mbarë vendin.
28 Korrik 2025, 15:10 -
-
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga kryeministri Edi Rama dhe e cilësoi “Kodi narko-penal”. Kërkon rikthimin e dënimit me vdekje për disa raste
28 Korrik 2025, 12:58 -
Rama: 'Listë të zezë' me ndërtuesit që shkelin lejen! Arkitektët përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti
Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim ndërtuesit, ku u paraqiti edhe masat e reja ligjore që parashikohen për ndërtuesit problematikë. Ai tha se kantierët e ndërtimit do të monitorohen 24 orë ndërsa përgjegjësi ligjore në rast se do të devijohet nga projekti, do të mbajnë edhe arkitektët.
28 Korrik 2025, 12:47 -
Rast suksesi në Spitalin Memorial të Fierit, realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale te pacienti 75-vjeçar
Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit.
28 Korrik 2025, 09:59 -
-
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Rama: Eh mër çuna vap e modhe e di, por duhet ajrosur lagjja apo jo?
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihet puna për lirimin e hapësirave.
27 Korrik 2025, 20:47 -
Peshëngritësja Enkileda Carja mori medalje të artë, Rama: Theu tre rekorde evropiane
Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultate mbresëlënëse në Kampionatin Europian për 17-vjeçarët në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve në kampionat ku po luhej edhe himni shqiptar.
27 Korrik 2025, 20:29 -
-
Efektivi dhunoi kamerierin, Rama: Të përjashtohet nga Policia! Zyrtarëve s’do tu tolerohen shkeljet që cenojnë komunitetin apo qytetarin
Kryeministri kërkon përjashtimin për efektivin që bashkë me mikun e tij dhunoi kamerierin 18-vjeçar në Vlorë. Rama thotë se në reformën e re për kontrollin e territorit do të rritet përgjegjësia para ligjit për çdo punonjës shtetit. Ndjekje penale e përjashtim nëse zotërojnë një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo shfrytëzojnë një hapësirë publike për të nxjerrë fitim.
27 Korrik 2025, 15:26 -
-
-
