-
Inceneratori i Tiranës/ Lefter Koka dënohet me 3 vite burg, GJKKO shpall dënimet edhe për 6 të tjerë! Njëri merr pafajësi (VENDIMI)
Vjen dënimi i tretë për ish-ministrin dhe deputetin e PS-LSI. GJKKO i jep fund procesit dhe shpall fajtor Lefter Kokën, pas Fierit dhe Elbasanit, edhe për Tiranën. Dënohet me 3 vite, por i ulet një e treta pas gjykimit të shkurtuar. Shpallen fajtorë edhe 6 tëpandehurit e tjerë të dosjes, njëri përfiton pafajësinë. Dy dënime kthehen në shërbim prove, 4 masa sigurie shuhen, edhe 5 vite jashtë funksioneve publike. Pavarësisht verdiktit të sotëm, Koka dhe Tushe mbeten në burg për çështjet e tjera
16 Prill 2025, 13:53 -
FOTOT/ Berisha manipulon edhe kur bën satirë, retushon foton e publikuar në rrjet me 12 yjet e skenografisë së Ramës! ‘Ha’ yllin e Ahmetajt dhe e zëvendëson me të Safet Bajrit! A e konsideron aleat tani ish-zv/kryeministrin?
Sikurse në metodat e sigurimit të shtetit, ai ndërtoi një montazh mbi foton e postuar nga dikush tjetër në rrjetin social, ku mbi 12 yje vendosi personazhet socialiste. Berisha e ka ‘vjedhur’ idenë dhe retushuar, duke ‘ngrënë’ Ahmetajn dhe zëvendësuar me Bajrin. Tani duket se e konsideron ‘aleat’ të PD-së ish-zv/kryeministrin në arrati
12 Prill 2025, 16:51 -
Mbyllet gjyqi për inceneratorin e Tiranës, më 16 prill vendimi! SPAK kërkon 26 vite burg për 8 të pandehurit, mes tyre Lefter Koka dhe Taulant Tusha
Në seancën e fundit të gjyqit në shkallë të parë, këtë të hënë u konkluduan pretendimet e mbrojtjes së 8 të akuzuarve, të cilët në bllok kërkuan pafajësinë dhe mohuan akuzat. I fundit që bëri mbrojtjen ishte Namik Simixhi, një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, i cili ashtu siç edhe ish drejtori i Bashkisë së Tiranës Taulant Tusha seancën e kaluar, kishte dërguar një letër dhe nuk ishte në gjyq për shkaqe shëndetësore. Avokati i Simixhiut tha se e shikon të pakuptimtë se si për ish ministrin Lefter Koka ashtu edhe për klientin e tij kërkohet i njëjti dënim, me 4 vite burgim.
7 Prill 2025, 14:58 -
Koalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave, në të dyja rastet duhet të largohesh
Në fjalën e tij, Basha foli edhe për një prej simboleve të korrupsionit qeveritar siç është inceratori në Elbasan. Ai tha se disa vite më parë ishte vet kryeministri Rama qëmblodhi shokët dhe zhvilloi një mbledhje ogurzezë për të justifikuar aferën korruptive më të paimagjinueshme në historinë e Shqipërisë pluraliste.
25 Mars 2025, 20:32 -
-
Inceneratori i Tiranës/ Ish-ministri Lefter Koka kërkon pafajësinë
Në GJKKO u mbajt seanca për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Avokati Maksim Sota ka kërkuar pafajësi për ish-ministrin, ndërsa seanca e radhës është lënë më 28 mars, ku do të vijohet me mbrojtjen e të tjerëve.
13 Mars 2025, 13:07 -
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin Alqi Bllako për korrupsion! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar
Alqi Bllako, ish-deputet i PS dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion. Bllako është dënuar me 4 vite dhe do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar pasi akuzohet për korrupsion në 2 raste për inceneratorin e Tiranës.
11 Mars 2025, 14:14 -
Gjyqi për Inceneratorin e Tiranës/ Bllako: S’kam patur rol në dhënien e koncesionit! SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg, GJKKO vendos më 11 mars
SPAK kërkon dënimin e tij me 5 vite burg, ndërsa Bllako u deklarua i pafajshëm duke thënë se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit. GJKKO do të japë vendimin më 11 mars.
7 Mars 2025, 14:40 -
Djegia e mbetjeve urbane, Prokuroria e Policia 'zbarkojnë' tek Inceneratori i Elbasanit! Në hetim shoqëria ‘Eco-Elb’ dhe zyrtarë të Bashkisë, merren në pyetje disa persona (VIDEO)
Zjarri i nëntorit 2024 në landfillin e Elbasanit që gjendet në rrethimin e inceneratorit po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit prej disa muajsh. Sot tek inceneratori, që menaxhohet nga shoqëria “Eco-Elb” mbërriti grupi i hetimit, shoqëruar nga forcat e policisë
6 Mars 2025, 12:26 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako! Akuza për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë
Në përfundim të konkluzioneve në procesin e nisur për inceneratorin e Tiranës, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos dhe që të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. Seanca e radhës më 7 mars, do bëhet mbrojtja nga avokatët
28 Shkurt 2025, 13:35 -
Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës
Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Jetmir Llapaj.
21 Shkurt 2025, 10:31 -
Jakin Marena: Trump ‘fik’ Berishën, DASH ‘rikonfirmon’ akuzat për korrupsion e pastrim parash
Qeveria amerikane në fund të herës nuk funksionon si ‘çeta’ e Sali Berishës në Shqipëri, aq më tepër që të ndikohet nga këta të paudhët shqiptarë. Asnjëherë nuk ndodh një gjë e tillë. Nuk kemi takat të ndikojmë ne as për mirë dhe as për keq në SHBA ne! Vendosin vetë amerikanët.
17 Shkurt 2025, 14:02 -
-
'Shuplaka' e Trump për Berishën/ DASH: Të shtohen hetimet për pastrimin e parave! SPAK po heton dhëndrin e ish kryeministrit se përfitoi 5 milionë dollarë
Raporti është publikuar në faqen e DASH në janar 2025 dhe është tregues se ardhja e presidentit Trump nuk do të thotë se mund të fshihen gjurmët që Sali Berisha ka në raportet e këtij departamenti për akuzën e korrupsionit për të cilin është shpallur dhe 'nongrata' , edhe pse ish kryeministri shfaqet si “trumpist” i betuar.
16 Shkurt 2025, 23:16 -
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët
SPAK kërkon dënimin për 8 të pandehur të akuzuar për shpërdorim detyre të marrë të pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën. Të 8 të pandehurve u është pranuar gjykimi i shkurtuar ç’ka u mundëson atyre uljen e 1/3-ës së dënimit.
7 Shkurt 2025, 13:37 -
Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës/ Lefter Koka e 7 të tjerë me gjykim të shkurtuar, për 4 të pandehur proces i zakonshëm në GJKKO
Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prençi të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi. Dosja e inceneratorit të Tiranës kaloi për gjykim në datë 13 dhjetor të vitit 2024.
31 Janar 2025, 14:19 -
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
Juristi Romeo Kara i ftuar në studion e 'Frontline Interview' në Report Tv thotë se Berisha është politikani që ka vrarë për të ardhur në pushtet dhe pushtetin e ka lënë me gjak. SPAK i kërkon të çojë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve ndërsa Ahmetajt i kërkon të bëhet i penduari i drejtësisë.
28 Janar 2025, 20:20 -
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Mministrisë së Mjedisit akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesa u pranua. Akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare
14 Janar 2025, 13:52 -
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i zhvillimeve në vend, me një seri vendimesh dhe hetimesh, që vunë në shënjestër mjaft zyrtarë edhe të niveleve më të larta.
30 Dhjetor 2024, 22:17