0 shans për 'Euro 2016', turpërohet
Greqia, mundet nga Ishujt Faroe

0 shans për 'Euro 2016', turpërohet<br />Greqia, mundet nga Ishujt Faroe
Greqia, jo vetëm që nuk ka më asnjë shans për të qenë pjesëmarrëse në “Euro 2016”, por tashmë është kthyer në një ekip të kategorisë së dytë. Kombëtarja greke është e fundit në Grupin F, me vetëm dy pikë pas gjashtë ndeshjesh.

Deri në këtë fazë eliminatore, Greqia regjistron katër humbje dhe dy barazime, ku dy herë është mundur nga Ishujt Faroe, ekip i cili në renditen e FIFA-s gjenden në vendin e 102 (Greqia 25).

Pasi i mundën në Greqi në nëntor të vitit 2014, Ishujt Faroe kanë fituar edhe në fushën e tyre me rezultatin 2-1. Fillimisht kaluan në avantazh me Hansson në minutën 32’, ndërsa dyfishuan rezultatin 20 minuta para përfundimit të ndeshjes me Oslen. Kurse Greqia shënoi golin e nderit gjashtë minuta nga fundi me anë të Papastathopoulos.

Për këtë humbje, nuk ka munguar as ironia në rrjetet sociale ku thuhet se edhe pse Ishujt Faroe e kanë mundur dy herë Greqinë, sërish konsiderohen si ekipi më i dobët i grupit.

Greqi-Faroe
Greqi-Faroe 2
Ironia

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën