Policia rrugore franceze paralajmëroi sot nivel trafiku të ashtuquajtur "i zi" për ata që nisen dhe "i kuq" për ata që kthehen nga pushimet, domethënë një ndërthurje e atyre që kanë filluar pushimet, në korrik, dhe kthehen, dhe atyre që i marrin pushimet në gusht, çka shkaktoi një rekord të ri, një trafik gati 1 000 kilometra në rrugët e Francës.
Në pikun e ditës u arrit një trafik me gjatësi prej 994 kilometrash.
Kjo shifër është ekuivalente e rrugës Lilë (veri të vendit) dhe Biarritz (jugperëndim të vendit) krejtësisht e mbushur me makina.
"Gjithnjë duhet të jemi të kujdesshëm me të dhënat që vijnë në kohë reale, por pasi u kalua niveli i 900 kilometrave, u arrit një rekord i ri", komentoi nënkoloneli Ghislain De Sars, shefi i divizionit të xhandarmërisë së Qendrës Kombëtare për Informimin Rrugor (CNIR).
Më 17 gusht 2013, u arrit një gjatësi historike prej 877 kilometrash trafik, e regjistruar nga CNIR-ja. Por, kjo e sotmja është gjatësia më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga të gjitha trafiqet e mbledhura së bashku në rrugët e Francës./ATSH/.
/Shqiptarja.com