VLORË- Dy skafistë vlonjatë nuk kanë qenë dhe me shumë "fat" pasi teksa po transportonin drogë në Itali kanë rrezikuar të mbyteshin.

Gomonia me të cilën por transportonin sasinë e drogës ka futur ujë e për pasojë i është fikur motori, duke bërë që dy skafistët konkretisht 25 dhe 43 vjeç të dy nga Vlora të kërkonin ndihmën e Policisë Italiane për t'i shpëtuar.

Teksa kanë shkuar det për t'u dhënë ndihmë, policia ka konstatuar se në gomone kishte një sasi të madhe droge e cila dyshohet se është rreth 1.5 ton.

Skafi është gjetur i përmbysur dhe dy skafistët po qëndronin mbi të, e ndërsa droga ka përfunduar në det. Burime për Report TV bëjnë me dije se për shpëtimin e dy skafistëve është përdorur dhe një helikopter i Guarda di Finanza. 

Dy vlonjatët kanë rënë në prangat e Policisë e ndërsa sipas hetimeve të deritanishme skafistët janë nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)