Zbulohet se nga 6 shqiptarët e arrestuar, 2 prej tyre ishin skafistë sëbashku me 62 vjeçarin italian të arrestuar. Sipas burimeve nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur një 32 vjeçar shqiptar banues në Sarandë. Skafisti shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka marrë plag në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq burime nga Policia shqiptare bëjnë me dije për Report TV se në kuadër të operacionit që vijon ende nga pala greke, është bërë kontrolli edhe i dy banesave në qytetin e Sarandës, që dyshohet se i përkasin skafistëve të arrestuar. Një prej këtyre banesave ishte marrë me qera, ndërsa tjetra në pronësi. Po të njëjtat burime bënë me dije se nga kontrollet nuk janë gjetur prova që lidhen me këtë trafik, por janë sekuestruar materiale komprometuese për aktivitetin kriminal të të arrestuarve.
Ndërkaq numri i të arrestuarve në Greqi në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 11 pasi veç 6 shtetasve shqiptarë, 2 shtetasve italian dhe një bullgar janë arrestuar edhe dy grekë, njëri prej tyre biznesmen. Arrestimi këtij të fundit u bë mbrëmjen e djeshme. Ende nuk është zyrtarizuar nga Policia greke se nisja e drogës është bërë nga Shqipëria, por mediat greke shkruajn se gomonia ishte nisur nga Himara. Gjithashtu mediat shkruajn edhe për faktin se ky grup kriminal ka qenë prej kohësh në survejimin e policisë dhe mjetit i ishte vënë GPS për të gjurmuar lëvizjet e tij.
Zv/ministri grek: Shkatërruam një rrjet të madh kriminal
Autoritetet greke besojnë se me sekuestrimin e gomones së ngarkuar me 1.6 ton lënë narkotike e llojit kanabis, kanë shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të lëndëve narkotike, e cila dyshohet se është nisur nga brigjet shqiptare të Jonit.
Zv/ministri grek i Mbrojtjes, njëherazi deputet i SYRIZA-s, Nektarios Santorinios ka përshëndetur operacionin, ndërsa ka theksuar se është goditur një rrjet i madh kriminal. Ai ka shtuar gjithashtu se rrjeti kriminal ishte në vëzhgim prej një kohe të gjatë. Në një deklaratë për radion e Agjencisë telegrafike të lajmeve të Athinës, “AMPE”, Santorinios tha: "Operacioni ishte një sukses që nuk erdhi brenda 48 orësh. Erdhi pas një ndjekje të ngushtë të çështjes, përmes shkëmbimit të informacionit, përmes një pune të madhe që bënë krerët e policisë kufitare dhe për ketë vlen t’i falënderojmë".
11 të arrestuar, në pranga dhe biznesmeni
Shkon në 11 numri i të arrestuarve për gomonen e kapur me rreth 1.6 ton drogë e kapur dy ditë më parë në Greqi. Mediat greke bëjnë të ditur se rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme, policia greke ka zhvilluar nje operacion ne nje hotel ne Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim ne Mikono, S.K.
Deri tani, në prangat e policisë janë 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar të arrestuar. Mesohet se priten arrestime të tjera. Policia greke dalë me një deklarate zyrtare nga ku dha detaje për kapjen e gomones me drogë të nisur nga Shqipëria.
Mediat greke zbardhin pamjet e operacionit qe u finalizua me kapjen e gomones me 1.6 tone droge, per te cilen thone se vinte nga Himara. Gjate aksionit per kapjen e saj ka mbetur i plagosur nje skafist, pasi gjatë ndjekjes në det të hapur ka pasur edhe shkëmbim zjarri.

VIDEO








