Mediat greke kanë publikuar pamjet e transportimit të shqiptarëve në burg pas arrestimit në një ishull pranë Athinës, ku u bllokua gomonia me 1.6 ton kanabis. Nga operacioni u arrestuan 6 shqiptarë, mes tyre Alban Baxheri, i cili ndodhet në spital, pasi u plagos nga policia gjatë aksionit.

Alban Baxheri është njëri nga dy skafistët që po transportonte 1.6 ton kanabis, që sipas grekëve u nis nga Shqipëria. Policia greke vijon operacionin për ndalimin e personave të tjerë që janë të përfshirë.

dy.b/shqiptarja.com