1700 fermerë të cilët kanë aplikuar për të përfituar ndihmën e shtetit në fushën e agroindustrisë, tashmë mund t’i marrin paratë. Ministria e Bujqësisë ka bërë gati listën e fituesve, ndërsa ministri Panariti shpjegoi se do të përfitojnë janë ata qe kanë prodhimin më të madh dhe me kosto me te ulet. Ministri nuk harroi t’u drejtohej fermerëve dhe t’u vinte në dispozicion një numër telefoni për rastet kur atyre u kërkohet ryshfet në këmbim të përfitimit. Me skemën e mbështetjes në teknologji synohet bashkimi i fermerëve për të grumbulluar prodhimin, pasi vetëm kështu ata mund të përfitojnë para por edhe të investojnë më shumë.
Përfitimi shkon deri në 150 mijë dollarë për një fermer, theksoi ai. Panariti ka qenë dje edhe në Lushnjë për të inspektuar punën që bëhet për luftimin e karkalecit, që po shkakton dëme të mëdha këtë vit, edhe në sajë të kushteve të favorshme të klimës, që kanë favorizuar riprodhimin e tij në masë. Kreu i Bujqësisë deklaroi se po përdoret një insekticid i cili është i përqendruar veçanërisht tek karkaleci, e shfaros atë dhe nuk ka efekte anësore qoftë tek bimët, tek ujërat apo në komponentët e tjerë të mjedisit bujqësor.
/Shqiptarja.com