Dy ditë pas leximit të emrit si firmëtarë të 11 dhjetorit, demokratët e Rrogozhinës akuzojnë Berishën: Na numërojnë si dele! Na janë falsifikuar firmat, Basha të marrë masa
Selia e Partisë Demokratike
RROGOZHINË- Dega e Partisë Demokratike të Rrogozhinës i është drejtuar me një lehët kryedemokratit Lulzim Basha që të marrë masa, pasi sipas tyre u janë falsifikuar firmat nga mbështetësit e Sali Berishës duke i bërë si përkrahës të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kryetari i degës, Ferdinand Saraçi, thotë se emrat që janë lexuar nuk kanë firmosur duke theksuar se ato njohin një kryetar dhe ai është Lulzim Basha, i zgjedhur pak muaj më parë.
"Janë falsifikuar, është bërë një paçavure, këtu janë falsifikuar firmat, i kanë marrë delegatët me radhë dhe u kanë përmendur emrat, pa firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor".
"Dëgjova dhe emrin tim, por unë nuk jam pjesë e atij Kuvendi, unë bashkë me kryetarin e degës së Rrgozhinës, kemi mbledhur firmat për Kuvendin e datës së 18 dhjetorit, më duket jo serioze personat duhet të mbajnë përgjegjësi".
"Unë nuk kam firmosur, kam firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të kryetarit Lulzim Basha"
"Me emrin tim kanë abuzuar, kanë shkruar emrin, pa i numëruar si dele me 11 duke i fut për t'i numëruar si njerëz, unë jam ai që do jem me 18 dhe jo 11",
"I bëj thirrje të gjithë demokratëve të Rrogozhinës që ne nuk duhet të përçahemi dhe të njohim një kryetar dhe ai është Lulzim Basha", shprehen demokratët.
Deri më tani, janë në total rreth 2500 delegatë nga thuajse gjysma e degëve të PD që do t’i bashkohen 11 dhjetorit, emrat e të cilëve janë bërë publikë. Të dielën, emrat i lexuan nga selia blu dega 2, Kamëz dhe Dajt, ndërsa nga selia e degës edhe 5 bashkitë e Qarkut Berat.
Në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu ede Sali Berishhën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27