1 km radhë në Kakavijë për të kaluar në Greqi, çdo shqiptari i bëhet test anti-COVID! Policia shqiptare me 4 sportele, pala tjetër vetëm me 2

Radhë të gjata janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në doganën e Kakavijës. Udhëtarët shqiptare, kryesisht emigrantë që kthehen në vendet e punës në shtetin fqinj kanë pritur për orë të tëra në temperatura të larta, ku autokolona e makinave shkon deri në 1 km.

Burime nga pika kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se pala shqiptare punon me 4 sportele ndërsa ajo greke me dy të tillë. Po kështu një arsye tjetër e radhëve të gjata është testimi për Covid-19. Të gjithë udhëtarët e linjave të autobusëve duhet t'i nënshtrohet rapid testit në doganën greke. Ndërsa për ata që udhëtojnë me automjete personale testimi bëhet me përzgjedhje nga mjekët greke.

Pika kufitare e Kakavijës është dogana me e madhe tokësore në vend dhe si e tillë çdo vit në muajin gusht është përballur me fluks te shtuar të emigranteve që kthehen në Greqi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:21
Radhë e gjatë mjetesh në Qafë Botë, shkak testi i shpejtë nga pala greke

Pas Kakavijës edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës ka pasur radhë të gjatë mjetesh.  Shkak për këtë situatë është testi i shpejtë që u kërkohet udhëtarëve. Testi i shpejtë është detyrim për çdo individ që ikën për në Greqi. Pala greke punon me një  sportel, ndërsa kryen edhe testet e shpejta. Nga 1-20 gusht kanë hyrë 29148 persona, nga të cilët 20184 të huaj dhe kanë dalë 21000, ku 14 148 persona të huaj, pjesa tjetër janë shqiptarë.

Radhë të gjata janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në doganën e Kakavijës. Udhëtarët shqiptare, kryesisht emigrantë që kthehen në vendet e punës në shtetin fqinj kanë pritur për orë të tëra në temperatura të larta, ku autokolona e makinave shkon deri në 1 km.

Më herët edhe në pikën kufitare të Kakavijës radha e makinave vajti deri në 1 km për shkak të testit të shpejtë që kërkohet nga pala greke.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër