Klubi i Patriotëve të Rinj, pjesë e forumit rinor të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, (PDIU) me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve, pedaluan me biçikleta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos braktisin atdheun, por të punojmë për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.
Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Albano Idrizi u shpreh përpara nisjes së këtij aktiviteti sensibilizues se ikja e të rinjve përbën një plagë për shoqërinë shqptare.
“Vendi ynë ndërtohet duke qenë të gjithë bashkë dhe duke punuar përditë e më tepër për një Shqipëri më të mirë, më demokratike, më solidare. Vendi ynë ka një të kaluar të lavdishme sepse të parët nuk u larguan prej tij megjithë vështirësitë e shumta që hasën. Ky është shembulli ynë, ta duam Shqipërinë tonë. Ti duam Shqiptarët të Bashkuar”, theksoi Idrizi.
Klubi i Patriotëve të Rinj do të vijojë me aktivitete sensibilizuese për këtë problem të shoqërisë shqiptare.
/Shqiptarja.com