1 miliardë llogari të hakuara në
Yahoo gjatë vitit 2013

1 miliardë llogari të hakuara në<br />Yahoo gjatë vitit 2013
SHBA-Nuk kanë të sosur telashet për Yahoo. Gjigandi ka pranuar se është sulmuar sërish nga hackerat, ku dyshohet se janë prekur rreth 1 miliardë llogari të përdoruesve.

Një lajm i tillë duket se dëmton imazhin e Yahoo pasi shumë përdorues të tij humbasin besimin dhe sigurinë. Mësohet se sulmi ka ndodhur në vitin 2013 por u bë publik vetëm tani.

Një hetimi i cili ka 3 vite që po vazhdon, zbuloi në vitin 2014 se kompania kishte rrjedhje informacioni personal për më shumë se 1 bilionë përdorues të sistemit të postës elektronike.

Mes informacioneve të vjedhura janë paswordet,adresa e emailve,datat e lindjes, numrat e telefonit etj. Mes viktimave mendohet se janë 150 mijë llogari të administratës dhe ushtrisë amerikane ndërsa pjesa tjetër janë përdorues të zakonshëm.

Fillimisht kompania raportoi se ishin hakuar vetëm 500 milionë llogari përdoruesi dhe se nga këto llogari ishin marrë të dhëna personale, por nuk ishte arritur të merreshin të dhënat e llogarive bankare të tyre.

Kompania e cila është duke kaluar në pronësi të Verizone, është duke punuar me autoritetet për të zbuluar autorësinë e këtij sulmi.

Gjigandi i internetit ka deklaruar se u është bërë thirrje të gjithë të prekurve nga ky sulm për të siguruar llogaritë e tyre dhe të rishikojnë disa cështje të sigurisë në postën e tyre elektronike.

Edhe në shtator Yahoo akuzoi piratët informatikë dhe qeverinë Kineze dhe atë ruse si të përfshira në sulmet kobernetike. Por ende asgjë nuk është vërtetuar.

Në një qytet global ku jetojmë informacionet tona, komunikimet, imazhet, identiteti ynë shndërrohen në thesaret tanë që duhen ruajtur me fanatizëm.

 Yahoo ka qenë shpesh pjesë e sulmeve kibernetike, ku më i fundit ishte ai i 22 shtatorit të vitit 2016.

Redaksia Online
D.T/E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot