1 milionë $ investim në Nënstacionin elektrik të Ibës, Balluku: Përfitojnë 5 mijë qytetarë, zhvillim për zonën në 10 vitet e ardhshme

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar investimin 1 milionë dollarë të bëtë në nënstacionin elektrik të Ibës. Investimi është bërë nga  Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë energjetike, si dhe duke modernizuar sistemin e menaxhimit të këtij nënstacioni, përmes instalimit të pajisjeve që garantojnë komandimin në distancë.

Ministrja Balluku tha se nga ky investim përfitojnë cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike afro 5 mijë abonentë. Balluku tha se ndërhyrja e bërë në nënstacionin e Ibës, jo vetëm mbulon nevojat aktuale të zonës, por është parashikuar që t’i përgjigjet edhe zhvillimeve të pritshme në zonën lindore të Tiranës në 10 vitet e ardhshme.

“Mos harrojmë dy elementë kryesorë, që këto investime kanë. E para dhe më e rëndësishmja është se kemi rritur sigurinë energjetike, çka është edhe synimi, duke nisur nga prodhuesi, tek transmetuesi dhe deri tek shpërndarja. Nga ana tjetër duhet të themi, që kemi automatizuar sistemet. Automatizimi sistemeve na sjell sot para një pozite shumë të fortë nga ajo e së shkuarës, pasi ju sot arrini dhe manovroni gjithçka në distancë. Edhe tek ky nënstacion kemi instaluar sistemin SCADA”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se investimet në sektorin energjetik do të vijojë me qëllim jo vetëm modernizimin e sistemit, por duke pasur në fokus uljen e nivelit të humbjeve të energjisë në rrjet.

“Kemi pasur një fokus tek energjia. Po bëhen çdo ditë dhe më shumë investime të rëndësishme, të cilat do të ndikojnë minimalisht edhe për një dekade, pasi janë të mirë studiuara dhe është shumë e rëndësishme për ne, që të ofrojnë edhe më shumë mundësi për akomodimin e kapaciteteve, të cilat do jenë të nevojshme në të ardhmen. Mos harrojmë faktin, që synimi jonë kryesor, i cili padyshim i takon shpërndarjes, por mbështetet edhe nga ju fuqishëm, është ulja e humbjeve në sisteme”, u shpreh ministrja Belinda Balluku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion