TIRANË - Zbulohet një dëm prej më shumë se 236 milionë lekësh nga një kompani bitumi dhe solari në Berat. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Dogana ka bërë të ditur se, gjatë një kontrolli në Berat në magazinën fiskale të subjektit “Enarvi”, sha janë gjetur mangut 510,884 kg lëndë djegëse (solar) dhe 1,018,588 kg bitum sasi e hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme.
Sipas Drejtorisë së Doganave, ky mall është nxjerrë në treg pa paguar detyrimin e akcizës. Në njoftimin e saj, Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se, është konstatuar gjithashtu edhe 632.000 kg lëndë djegëse (solar) e vetëkonsumuar nga ky subjekt pa paguar detyrimin e akcizës.
Sipas Doganave, “bazuar në Ligjin Nr.61/2012 “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 4, pika 1, gërma “a” ka lindur detyrimi i akcizës në një vlerë prej 47.379.648 lekë”.
“Për këto shkelje që klasifikohen “kundërvajtje administrative” subjekti “ENARVI” sha u penalizua me shumën 188.906.944 lekë. Në total (detyrim i munguar dhe penalitet) 236.286.592 lekë”, ka bërë të ditur Drejtoria e Doganave, me anë të një njoftimi për median.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë me rigorozitet dispozitat e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari”, përfundon deklarata e doganave.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com