Festa e jashtëzakonshme pas fitores 2-0 kundër Ekuadorit është kthyer shpejt në një tragjedi në Meksikë. Mediat atje shkruajnë se 3 persona humbën jetën nga asfiksia, pasi rreth 1 milionë tifozë u mblodhën për të festuar te ‘Ëngjëlli i Pavarësisë’. Sipas mediave meksikane personat që humbën jetën janë të moshës 19, 44 dhe 48 vjeç.

Fitorja kundër Ekuadorit e dërgoi Meksikën në 1/8-t e Botërorit ku do të përballet me fituesin e çiftit Angli-Kongo.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Filloi me një orë vonesë për shkak të motit të keq, Meksika fiton 2-0 kundër Ekuadorit! Në 1/8-at ndeshet me fituesin e çiftit Angli - RD Kongo