1 mln USD për lobim në SHBA
prokuroria nis verifikim ndaj PDBalla: Prokuroria të marrë në pyetje Bashën

1 mln USD për lobim në SHBA<br />prokuroria nis verifikim ndaj PDBalla: Prokuroria të marrë në pyetje Bashën<br /><br>
Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike për disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milionë dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

Paratë kanë shkuar për kompanitë "Stonington Strategies", "Muzin Capitol Partners" dhe "Biniatta Trade LP". Pagesa për lobim në SHBA (675 mijë dollarë), PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në "Çadrën e Lirisë" përpara Kryeministrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Dy nga kontratat me "Stonington Strategies", PD i ka nënshkruar pak ditë përpara zgjedhjeve.

Burime pranë akuzës së Tiranës thanë ekskluzivisht për Shqiptarja.com se objekt i hetimit do jetë verifikimi i burimeve të financimit të kësaj shume, e cila nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Shuma që i është paguar kompanive dyshohet të jetë bërë në rrugë informale. Hetimet e Prokurorisë nisën pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard dhe dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit. 

Mësohet se personi i parë që do pyetet për këto kontrata të lidhura me kompanitë e lobimit në SHBA, do jetë financieri i PD. Regjistrimi i verifikimit nga Prokuroria e Tiranës ka nisur paraditen e kësaj të premte, duke iu referuar asaj që është publikuar në media. Edhe Partia Socialiste, përmes kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla kërkoi një ditë më parë nisjen e hetimeve për origjinën e parave që PD i ka paguar lobuesve amerikanë. 

PD, kontrata të majme për lobim në SHBA
Të dhënat e siguruara nga BIRN, të publikuara një ditë më parë, tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor. Nëpërmjet këtyre pagesave të majme, “Stonington Strategies” ka kërkur dhe planifikuar takime për lidershipin demokrat me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit si dhe ka ndërmarrë kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha me portalin e “Breitbart Neës”.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade LP,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me ‘Stonington Strategies,’ gjatë të njëjtës peridhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.
 

 

Faksimile e pagesave të raportuara nga Muzin Capitol Partners
Faksimile e pagesave të raportuara nga Muzin Capitol Partners

Faksimile e kontratës së Muzin Capitol Partners me kompaninë Biniatta Trade LP.

 

Faksimile e kontratës së Muzin Capitol Partners me kompaninë Biniatta Trade LP.

Faksimile e ekstraktit të Biniatta Trade LP nga Company House

 

Faksimile e ekstraktit të Biniatta Trade LP nga Company House

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë