1 muaj më parë iu bë atentat biznesmenit Lulëzim Masha, policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

1 muaj më parë iu bë atentat biznesmenit Lulëzim Masha, policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

Lulëzim Masha dhe makina ku iu bë atentati

TIRANË- Një muaj pas atentatit ndaj biznesmenit Lulëzim Masha, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi në drejtim të pronarit të shkollës "Wilson", Lulëzim Masha, në datën 18 janar në afërsi të Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë kryer disa kontrolle por ai nuk është gjetur. Identifikimi i tij u bë në sajë të disa kamerave sigurie, por edhe të dëshmisë së vetë biznesmenit. Burime pranë policisë për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për konflikte banale.

Si ndodhi ngjarja?

63-vjeçarit Lulëzim Masha iu bë atentat më 18 janar teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, ku në drejtim të tij u qëllua me plumba pistolete. Agresori nuk mundi t’a kapte, ndërsa u largua menjëherë nga vendi ngjarjes.

Administratori i shkollës “Wilson” kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga ambientet e punës dhe krejt i vetëm po zbriste nga Kodrat e Liqenit Artificial. Në afërsi të nënkalimit të Liqenit të Thatë u qëllua me tre plumba. Dy prej plumbave e kapën në makinën e 63-vjeçarit. Autori u largua u largua në këmbë.

Dëshmia e Lulëzim Mashës

I marrë në pyetje nga hetuesit, 63-vjeçari është shprehur se prej disa kohësh kishte vërejtur një të ri që e vëzhgonte në ambientet e shkollës “Ëilson” ku ai vetë administron.

Sipas tij, nuk i ka kushtuar shumë rëndësi pasi për shkak të mungesës së konflikteve, nuk e ka konsideruar si ndonjë problem. Masha ka dhënë detaje të pamjes së të riut para grupit hetimor, ndërsa sipas tij personi që ka qëlluar kur ai ishte në lëvizje me makinën e tij, kishte ngjashmëri me atë që e ka vëzhguar tek shkolla.

Një person me mjekër rreth të 30-ave, pak esmer dhe me kapele, ka dëshmuar Lulëzim Masha. Më herët është marrë në pyetje është edhe i vëllai, Fatmir Masha, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për vrasje. Hetuesit kishin dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, por kjo pistë është përjashtuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja