Kjo është festa, që bashkon të gjithë bullgarët dhe i ndihmon ata të ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e vet. Për herë të parë, kjo festë është kremtuar në qytetin jugor bullgar Pllovdiv, në vitin 1909, kurse në vitin 1922 ministri i atëhershëm I Arsimit Popullor Stojan Omarçevski bëri propozim në Këshillin e Ministrave për caktimin e 1 Nëntorit si Ditë e Rilindasve të Shquar të popullit. Prej 1 Nëntorit të vitit 1923, me dekret të mbretit Boris III, kjo ditë është përfshirë në kalendarin mbarëkombëtar të festave.
Në periudhën e regjimit komunist nuk festohej, por, pas ndryshimeve demokratike, me vendim të Parlamentit, kjo traditë zuri vend përsëri. Nga veprimtarët e Rilindjes, ndër të parët përmendet murgu nga Mali i Shenjtë Paisij Hilendarski, i cili shkroi “Historinë sllavo-bullgare” në vitin 1762. Ky libër pati një rol jashtëzakonisht të madh për rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare bullgare në vitet e sundimit Osman. Midis tyre janë shenjtori Ivan Rillski, letrarët nga Mesjeta klerikët katolikë Pjetër Bogdan dhe Peter Peçeviç, peshkopi Vraçanski dhe mësuesit Rajno Popoviç, Sara Dobroplodni, Sava Filaretov, Dobri Çintulov, folkloristët e shquar, vëllezërit Miladinov etj, etj.
Ndër personalitetet e tjerë të mëdhenj janë ikonografi shquar Zaharij Zograf; dr. Peter Beron – autori i abetares së pare bullgare; shumë botues të librave, njerëz të penës, mendimtarë dhe frymëzues të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të ndërgjegjes qytetare. Ndër veprimtarët e shquar të Rilindjes Bullgare, janë dhe luftëtarët për liri, mijëra luftëtarë të njohur dhe të panjohur, aktivistë dhe vojvodë të lëvizjes së organizuar revolucionare, siç janë: Haxhi Dimitër dhe Stefan Karaxha, udhëheqësit e lëvizjes nacional-çlirimtare Gjeorgji Rakovski, Apostulli i lirise Vasil Levski, Hristo Botev, Gjeorgji Benkovski, Panajot Volovi dhe shumë të tjerë. Ndër iluministët më të mëdhenj shpirtërorë të popullit bullgar janë dhe shkrimtarët e poetët bullgarë Petko Sllavejkov, Ivan Vazov, Penço Sllavejkov, Pejo Javorov, Dimko Debeljanov, Hristo Smirnenski, Simeon Radevi, Nikolla Vapçarov, Dimitër Talev etj. Janë gjithashtu dhe mijëra murgj, mësues, historianë, të cilët jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan zgjimit dhe përparimit të popullit.
Ne këtë mënyrë, 1 Nëntori është kthyer në një nga ditët më të festuara të shpirtit dhe vetëdijes bullgare, është bërë simbol i zgjimit shpirtëror, që fillon me lëvizjet e fuqishme për pavarësi kishtare dhe arsim të ri bullgar gjatë epokës së Rilindjes Bullgare. Këto lëvizje kontribuan në luftrat e popullit bullgar për pavarësi politike. Të gjithë klerikët, mësuesit, veprimtarët shoqërore dhe revolucionarët punuan për pavarësinë fetare, arsimuese, kulturore dhe politike të bashkatdhetarëve të vet. Tani, pas më shumë se 135 vjetëve nga çlirimi prej zgjedhes otomane, si inteligjenca, ashtu dhe I gjithë populli e vlerësojnë trimërinë dhe burrërinë e të gjithë atyre, të cilët lartësojnë shpirtin e bullgarëve. Më 1 Nëntor çdo bullgar, pavarësisht nga fakti se ku ndodhet – në atdhe ose diku nëpër botë – bën bilancin e vet se cili është kontributi i tij për ruajtjen e= shpirtit bullgar.
Iluministët dhanë shembullin e vet, kurse brezat e sotëm kanë detyrën ta ruajnë atë që është arritur dhe ta çojnë më tej, sepse vetëm lartësimi shpirtëror mund ta ruajë identitetin e popujve. Kur përkujtojmë veprimtarët e shquar të Rilindjes Kombëtare Bullgare, mendja na shkon edhe tek veprimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, tek ideologët dhe veprimtarët e shquar si Naum Veqilharxhi, Zef Jubani; aktivistet e Komitetit të Stambollit dhe të Lidhjes së Prizrenit, si vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, veprimtarët e shoqatave kulturoro-arsimore të kolonisë shqiptare në Bullgari (“Dëshirës“ në Sofje), Rumani dhe Egjipt, patriotët dhe demokratët e shquar nga fillimi i shekullit të 20-të, si Ismail Qemali, Fan Noli, Bajo Topulli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com