1 Qershori, fëmijët kërcime e
performanca tek Pazarin e Ri

1 Qershori, fëmijët kërcime e<br />performanca tek Pazarin e Ri
Mes ritmeve të muzikës, kërcimeve të ndryshme që mbushën hapësirën e Pazarit të Ri, kanë gëzuar 1 Qershorin fëmijë të shumtë.
 
Në festën e organizuar nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se për fëmijët çdo ditë duhet të jetë festë.
 
“1 Qershor duhet të kemi9 përditë në Shqipëri dhe duhet të kemi përditë në Tiranë sepse është një mënyrë se si ne vemi një bast mbi të ardhmen. Nëse kemi fëmijë që rriten mirë sot ky qytet është në duar të sigurta pas 20 vitesh”, tha Veliaj.
 
Valle tradicionale shqiptare, kërcime nga India, Rusia, pjesë klasike, sollën për të pranishmit copëza kulture nga e gjithë bota.
 
Për Adela Muçollarin, koreografen që ka kuruar çdo performancë të fëmijëve artistë, u shpreh se puna me ta është kënaqësi. 

“Të merresh me fëmijët është kënaqësia më e bukur sepse ata kanë një dashuri shumë të pastër. Unë iu uroj të gjithë fëmijëve gëzuar 1 Qershorin sepse sot është dita e tyre dhe të gjithë ne duhet të bëjmë çdo gjë për ditën e tyre”, u shpreh Muçollari.
 
Po fëmijët, çfarë urimesh dhe dëshirash kanë në festën e tyre?
 
“Gëzuar 1 Qershorin dhe na pëlqen shumë festa.”
 
“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijët, të jenë sa më të lumtur përherë në ditën e kalamajve.”
 
“Të gjithë fëmijëve të botës iu uroj gëzuar 1 Qershorin”,
uruan fëmijët.

1 Qershori, Dita ndërkombëtare e fëmijëve, e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën e fëmijëve dhe realizojnë festime që kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.
 
Veliaj ju bashkua edhe festës së fëmijëve tek parku i Liqenit, të cilët e kishin mbushur plot këndin e lojërave që u përurua një vit më parë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar