TIRANE - 1 qershori jo të gjithë fëmijët i ka gjetur duke festuar. Kishte edhe nga ata që sot kanë vijuar punën ashtu sikundër çdo ditë tjetër. I tillë është edhe rasti i dy vëllezërve rom që banojnë në barakat e Shkozës.
Edhe sot ata kanë dalë të mbledhin kanaçe.
Andi më i madhi tregon për A1Report se ai është në shkollë por menjëherë pas mësimit del për të punuar pasi duhet të sigurojë paratë për të blerë librat e shkollës
‘Unë në mëngjes shkoj në shkollë dhe dal nga ora 12-1. Unë nga ora 2 i nxjerr rrobat dhe nisem direkt për punë. Mezi i nxjerr lekët e librave. Po do punojmë ne mi teta. Ne 5-6 mijë lekë do marrim nga ato gjithsej ne, me bidona me kanaçe. Për shembull, sa kushtojnë librat? A kushtojnë më shumë se 30-40 mijë lekë?! Si kam mundësi unë dhe ai tjetri nga 40 mijë lekë bëjnë 80 mijë lekë edhe 40 ky tjetri këtu nuk kemi mundësi ti blejm librat,” – shprehet Andi.

Ndërkohë vëllai më i vogël i tij i cili është në klasën e parë teksa e pyesim se si e ka festuar 1 qershorin thotë:
“Në barake jemi, aty te lagja ime luajmë të pallatet kështu,” – thotë Seli.

Vëllezërit nuk janë të vetmit që sot nuk kanë festuar 1 qershorin e nuk kanë patur mundësi që të festojnë njësoj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO