1 Qershori vjen me atmosferë festive për fëmijët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

1 Qershori vjen me atmosferë festive për fëmijët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Fëmijët që fluturuan sot nga Aeroporti i Tiranës janë suprizuar nga atmosfera festive, ku vogëlushët pasagjerë janë argëtuar përmes muzikës, dhuratave dhe animatorëve.

1 qershori nisi si një ditë normale ne aeroport, por papritmas atmosfera mori ngjyra nga një grup animatorësh të cilët performuan nën tingujt e muzikës duke krijuar një situatë shumë të gëzueshme për fëmijët që ishin të pranishëm.

Teksa pasagjerët e vegjël kërcyen e kënduan në mjediset e terminalit të aeroportit, paralelisht në aeroport u zhvillua edhe një festë e dedikuar për fëmijët e stafit të aeroportit.

Ata u mirëpritën në mjediset e zjarrfikëses në aeroportin e Rinasit, ku jo vetëm u informuan mbi aktivitetet në aeroport por edhe kërcyen, kënduan dhe morën shumë dhurata të cilat i gëzuan fëmijët.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është bërë tashmë një nyje lidhëse në rajon për shkak të destinacioneve të shumta dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër