1 shtator publikohen maturantet fitues në Universitet, ja 3 degët më të preferuara

Në 1 shtator publikohen maturantët fitues të raundit të parë që aplikuan për në universitet. Që prej datës 26 gusht, të gjitha universitetet kanë nisur të shkarkojnë të dhënat e maturantëve për programet e studimit që kanë aplikuar. Universitetet kanë 5 ditë kohë për të përllogaritur pikët, pas këtij procesi do të dalin dhe rezultatet për maturantët ku do të mund t'i shikojnë në portalin U-Albania.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, shpjegoi për Report Tv, se si do të procedojnë maturantët pas nxjerrjes së rezultateve në degët ku janë fitues.

“Janë dhe indikatorët me ngjyra siç kanë qenë në vitet e tjera, ku ngjyra jeshile i ndikon që maturanti është fitues dhe mund të fillojë regjistrimin nga dita e hënë dhe ngjyra e kuqe tregon që akoma nuk është fitues. Duke filluar nga dita e hënë çdo maturant ka në dispozicion 48 orë kohë, 7 faza 48 orësh për t'u regjistruar në një nga degët që ka fituar. Në momentin që maturantët fitues fillojnë të regjistrohen, atëherë fillon dhe lëvizja e vijës së kuqe, që do të thotë ne mënyrë simultane, pas çdo regjistrimi, lëviz vija e kuqe për çdo program studimi ne degët që ka qenë fitues dhe këto vende fituesish i kalojnë maturantëve të tjerë në pritje”-u shpreh Xhelaj.

Me datë 19 shtator rihapet sërish portali me formularin A3, ku do të kenë mundësi të aplikojnë maturantët që nuk janë regjistruar në fazën e parë si dhe maturantët që kaluan më sukses provimet e vjeshtës.

“Maturantëve i vihet në dispozicion një ditë kohë për t'u çregjistruar, që do të thotë një maturantë i cili e rimendon degën ku është regjistruar dhe shikon që ka shanse për të fituar një degë tjetër ku ka kuota të lira, sepse brenda portalit është një ikonë që tregon kuotat e lira, çdo maturant mund të shikojë sa kuota të lira ka për raundin pasardhës. Atëherë ai bën çregjistrimin, nuk ka nevojë për asnjë dokument shtesë, shkon në sekretari dhe mund të çregjistrohet. Me mbylljen e procesit të regjistrimeve dhe çregjistrimeve në datën 19 rihapet portali i formularit A3.  Në fund fare do të ketë dhe një raund të tretë për të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të regjistrohen as në raundin e parë as në raundin e dytë, të aplikojnë për formularin A4 për të gjetur një vend studimi në degët që ata preferojnë”-tha Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar

Në një konferencë që u mbajt gjatë ditës së sotme ne Fakultetin e Ekonomisë, dekani Dhori Kule tha se Fakulteti Ekonomik do të publikojë sot në faqen e tij zyrtare listat e maturantëve fitues të fazës së parë për katër degët.

“Gjithashtu do të doja t’ju informoja se sot ne nxjerrim listat në faqen tonë, do të mundësohen për të gjithë,dhe maturantët deri në datën 30 gusht do ti shohin rezultatet e shpallura. Në qoftë se ndonjë prej tyre konfirmon që ka paqartësi ka të drejtën e ankimimit në fakultetet tona deri në datën 30 gusht”-u shpreh Dhori Kule

Sipas Drejtorit Të Rrjetit Akademik, degët më të preferuara nga maturantët këtë vit janë shkencat ekonomike ku 70% e maturantëve i kanë përzgjedhur, duke vijuar me shkencat mjekësore. Po ashtu dega e mësuesisë mbetet e preferuar nga maturantët, pavarësisht rritjes së mesatares në 7.5.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës