Mashtrim dhe propagandë e cilëson Gazment Bardhi “Paketën e Maleve” duke akuzuar kryeministrin Rama për zhvatje të pronave publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit të PD thotë se platforma e-Albania lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj, në kundërshti të hapur sipas tij me deklaratat publike të kryeministrit Rama se të huaj nuk mund të përfshiheshin në këtë paketë.
Ai ilustron me video një aplikim në e-Albania ku tregon mundësinë për të aplikuar edhe si “shtetas i huaj”.
Bardhi ka publikuar gjithashtu një video ku përfshin edhe një dialog me ChatGPT, duke akuzuar Ramën se po e përdor inteligjencën artificiale si mjet propagande për të mbështetur ligjin.
“As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën. Me një klikim në e-Albania, ministrja e tij virtuale i rrëzon kryeministrit mashtrimin se shtetasit e huaj nuk mund të bëhen pjesë e Paketës së Maleve. Platforma zyrtare e ofron qartë mundësinë për të aplikuar si “shtetas i huaj”. Në video është edhe një dialog me ChatGPT, të cilin Rama përpiqet ta përdorë si mjet mashtrimi dhe propagande për ligjin e tij klientelist.
As Diella, as ChatGPT nuk e mbështesin mashtrimin e tij. Besoj, as Claude, të cilin Rama e përdor çdo ditë. Mjafton t’i pyesësh pa ua diktuar përgjigjen ose të bësh vetëm një klikim në e-Albania dhe propaganda e tij bajate bëhet leckë. Kur edhe Diella të përgënjeshtron, nuk ka më inteligjencë artificiale që e shpëton nga refreni, i cili e ndjek kudo: “Rama, jep dorëheqjen!”, shkruan Bardhi.
-
Nuk jam kunder te huajve,por do te doja te lejoheshin per fshatra te braktisur,ku s'jeton me asnje njeri dhe mbasi te jene ezauruar te gjitha kerkimet ligjore qe nuk ekziston asnje pronar,trashegimtar,apo pretendent pronash.Shume vende e zbatojne kete praktike per te ringjallur zona te vdekura,por me pare duhet qe ligji te respektoje vendasit.
Përgjigju -
Po pra të huaj (SHQIPTARE të larguar me kohë ) KOKORITO i ALLAMUDHIT
Përgjigju











Komente
Komento