Diella 4.0 ka mbërritur dhe tanimë plotësimin e formularëve dhe aplikimet në e-Albania bëhen prej saj. Kryeministri Edi Rama shprehet gjatë prezantimit të versionit të ri se tashmë është faza aktive e Diellës.
“Jemi në fazën që kemi premtuar që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv ku i bën vetë gjërat, mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta që të vijë gjithë shërbimi”, tha Rama.
19 shërbime gjenerohen vetëm me një komandë zanore. Shërbimet për pensionistët kanë disa pyetje nga Diella të tipit “brenda apo jashtë vendit”. Gjithashtu është përfshirë edhe identifikimi me sy.
“Prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian në shërbimin tuaj, me një komandë të thjeshtë dhe në pritje aty, Diella punon dhe ju keni shërbimin”, tha Rama.










Komente
Komento