Në takimin e parë të Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave, të organizuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, është theksuar se më 16 korrik do të funksionalizohet Grupi Punues për Liberalizimin e Vizave. 

Ndërsa deri më 1 shtator, institucionet duhet t`ia dorëzojnë Komisionit Evropian përgatitjen e planit të veprimit për implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. 
Po ashtu është vlerësuar se Qeveria e Kosovës është në fazën e përfundimit të analizës për përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi, i cili siguron përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave që duhet të përfundojë në dhjetor. 

/rg/shqiptarja.com/